Sinjalizimi

Gjendja momentale e pajisjeve Sinjalo-Siguruese

Pas lufte janë bërë investime në riparim të këtyre stacioneve dhe për momentin janë riparuar dhe lëshuar në funksion 14 stacione me sistemin elektro-releik Energoinvest-ERICSSON. Këto stacione janë në vijën kryesore Hani i Elezit-Leshak (150 km).

Në vijën hekurudhore Hani i Elezit-Leshak janë siguruar 19 vendkalime me sistemin automatik elektro-rele tipi ERICSSON

Dy stacione në Fushë Kosovë ai i Udhëtarëve dhe ai i Mallrave janë riparuar. Sistemi është me stabilimente releike në varshmëri vetëm të sinjaleve tipi mobil “Kirilo Saviq”.

Mbeten të pa siguruara edhe 18 stacione nga të cilat disa parashihen të sigurohen për një të ardhme të shkurtër me sisteme të reja elektronike.

Në kuadër të modernizimit të Hekurudhave të Kosovës në fillim të këtij viti  2008 ka përfunduar  instalimi i pajisjeve të sinjalizimit – Numëruesit e Boshteve për kontrollin e segmenteve ndërmjet dy stacioneve.

Këto pajisje janë instaluar në pesë  segmente hekurudhore ndërmjet stacioneve në vijën Hani i Elezit-Lipjan.

Karakteristikë e këtyre  pajisjeve është se  si për mediumin transmetues ndërmjet dy stacioneve  përdoren fijet e optikës. Kurse për marrjen e informatave nga senzori përdoret kabllo me fije të bakrit.

Qëllimi i instalimit të këtyre pajisjeve është kompletimi i sistemit të Kontrollit të Trafikut nga një qendër (CTC).

Pas instalimit të kabllove optik, nëpër 13 stacione janë instaluar  pajisjet aktive të optikës përmes së cilave kemi vendosur  lidhje telefonike ndërmjet stacioneve dhe qendrës në Fushë kosovë. Kabllot optike  dhe pajisjet aktive të optikës po përdoren edhe për bartjen e të dhënave-kontrollit dhe komandave nga stacioni në qendrën CTC  dhe anasjelltas.