PËRFITUESIT E SHPALLJES PUBLIKE
NJOFTIMI PËR PËRFITUESIT E SHFRYTËZIMIT TË PRONËS SË INFRAKOS-IT SIPAS SHPALLJES PUBLIKE
SHPALLJE PUBLIKE PËR DHËNIEN E PRONËS ME QIRA (AFATI 22 NËNTOR – 22 DHJETOR, 2021)
QENDRA RAJONALE PËR TRASHËGIMI KULTURORE – PRISHTINË
VENDIMI MBI TARIFAT E QIRASË PËR PRONËN E INFRASTRUKTURËS SË HEKURUDHAVE TË KOSOVËS SHA – INFRAKOS
APLIKACIONI PËR MARRJEN E PRONES SË INFRAKOSIT NË SHFRYTËZIM ME QIRA PËR PERSONAT JURIDIK
APLIKACIONI PËR MARRJEN E PRONES SË INFRAKOSIT NË SHFRYTËZIM ME QIRA PËR PERSONAT FIZIK
APLIKACIONI PËR VENDOSJEN E ÇMIMIT TË OFERTËS FINANCIARE
Departamenti i Pronës menaxhon pronën e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës – Infrakos Sh.A, në tërë territorin e Kosovës ku shtrihen vijat hekurudhore, të cilën pronë Infrakosi nuk e shfrytëzon gjatë afarizmit te vet dhe i dedikohet për dhënie me qira për krijimin e të hyrave financiare për zhvillimin ekonomik të kompanisë.
Prona – objektet hekurudhore jepen me qira sipas kërkesave të klientëve për ushtrimin e veprimtarive ekonomike – bizneseve ku klientët duhet të jen serioz në krijimin e marrëdhënieve detyrimore dhe të përgjigjen kushteve dhe kritereve për përmbushje të detyrimeve të përcaktuara në kontratë.
Departamenti i Pronës ofron këto prona të pa shfrytëzuara me qira si vijon:
1. Zyre apo lokal afarist
2. Depo të mbyllur
3. Depo të hapur
4. Sipërfaqe të hapur
Në sipërfaqe të hapur i mundësohet klientit sipas kërkesës së tij të vendos objekt montazh me karakter të përkohshëm sipas pëlqimit dhe kushteve dhe kritereve të përcaktuar me Rregulloren për dhënie të pronës me qira, si dhe të lejes urbanistike të siguruar nga organi kompetent Komunal.
Nuk lejohet në asnjë formë ndërtim i objektit afarist me material të fortë.
Nëse qiramarrësi dëshiron te investoj në adoptimin, meremetimin e objekteve në pikat 1-3 për ushtrimin e veprimtarisë së vet ekonomike , atë mundë ta bëj me mjetet e veta financiare por pa kompensim nga Infrakosi, në bazë të kërkesës së paraqitur me shkrim dhe të aprovuar nga Komisioni përkatës i Infraksoit i cili jep pëlqimin për renovim, por pa e ndryshuar konstruksionin e objektit të mëparshëm ekzistues, si dhe të rrezikimit të tij, e kur është nevoja kërkohet mendimi i inxhinierit të ndërtimtarisë.
Kontrata për dhënien e pronës së Infrakosit me qira jepet për një vit por ka mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër nëse qiramarrësi i përmbush të gjitha detyrimet me kohë dhe nuk paraqet kërkesë me shkrim për ndërprerjen e shfrytëzimit të pronës me qira.
Kontrata mundë të shkëputet edhe para kohës në këto raste:
- Nëse qiramarrësi pronën me qira e shfrytëzon në kundërshtim me kushtet e parapara në kontratë ku me veprimet e tij i shkakton dëm qiradhënësit;
- Nëse qiramarrësi nuk e bën pagesën në afate prej 30 dite;
- Nëse qiramarrësi pronën e marruar me qira , apo një pjesë të pronës e jep me qira personit të tretë;
- Me kërkesë me shkrim nga të dyja palët me njoftim prej dy muajsh paraprakisht;
Departamenti i Pronës kërkon nga të gjitha organet dhe institucionet e të gjitha instancave në Kosovë, që të marrin të gjitha masat e nevojshme në kuadër të Ligjeve të aplikueshme në Kosovë për mbrojtjen e pronës së Infrakosit nga uzurpatorët si dhe nga keqbërësit tjerë të cilët uzurpojnë dëmtojnë pronën ndërtojnë, apo në forma të ndryshme përvetësojnë pronën e infrakosit me të cilën pasurohen në dëm të kompanisë si dhe të vet shtetit, sepse kjo është pasuri e shtetit të Kosovës dhe me të gjitha mjetet duhet mbrojtur.