M U Z E U I H E K U R U DH A V E TË K O S O V Ë S
Muzeu si institucion ruan dëshmit e kulturës sonë, të kaluarës, të evoluimit të ngadalshëm në kërkimet e përjetshme të hekurudharit për të bukurën si parakusht të pazëvendësueshëm, të humanizmit, të shoqërisë, të sotmes dhe të hekurudhës së nesërme.
Ky publikim, kushtuar muzeut të Hekurudhave të Kosovës, është një nga mjetet më të fuqishme për njohjen e publikut më të gjerë me përmbajtjen dhe vlerën e vërtet të këtij thesari të vogël po me vlerë të madhe të historisë dhe të kulturës të Hekurudhave të Kosovës.
Ky, njëkohësisht është mjet i fuqishëm për kthimin e mosbesimit të shkaktuar nga mosnjohja e rolit dhe rëndësisë së Hekurudhave të Kosovës. Më në fund, këto janë vepra të dashamirëve – hekurudharëve besnik të artit për ti dhënë kënaqësi estetikës, ndërsa ekspertëve të ua lehtësojnë studimet e mëtejme të kësaj dege të komunikacionit në vendin tonë.
Muzeu i Hekurudhave të Kosovës është unik në mesin e muzeve nacionale në Kosovë. Iniciativa për krijimin – ndërtimin e këtij institucion lindi spontanisht në shtator të viti 2006 dhe përfundoi me 24 Gusht 2007 kur edhe u bë inaugurimi solemn në pranin e punonjësve të Hekurudhave të Kosovës dhe shumë mysafirëve të ftuar të Qeveris së Kosovës, UNMIK-ut dhe KFOR-it.
Punonjësit e Hekurudhave të Kosovës shfrytëzuan mundësin e ofruar dhe mblodhën koleksionet e ekspozuara në këtë Muze, të cilat mund të shihen nga publiku i gjerë. Radhtija e eksponateve është bërë në baz të kritereve të caktuara profesionale.
Punonjësit e Hekurudhave të Kosovës, njësia për MVH në Kaçanik dhe Fushë Kosovë, punëtoria për mirëmbajtjen e vagonëve dhe shërbimi i mjeteve SS TK dhe EN në Fushë Kosovë, gjatë vitit 2006 deri me 24 Gusht 2007, mblodhën libra, dorëshkrime, vegla, vula dhe fotografi të vjetra dhe bashkëkohore të transportit hekurudhor të cilat i sistemuan në Muzeun e Hekurudhave te Kosoves.
Sot, është realizuar qëllimi që në një edicion të mrekullueshëm dhe elegant »Muzeu i Hekurudhave të Kosovës« me koleksionet e veta ekzistuese, të ilustruara me fotografi dhe përshkrime të shkurta, i ka dyert e hapura për hulumtuesit me shije të mprehtë, të cilët në këtë muze do të gjejnë burimin e kënaqësisë estetike. Shikuar nga aspekti historik, muzeu në një kuptim është depo e përshtatshme për grumbullimin, rregullimin dhe ruajtjen e këtij koleksioni për pasardhësit, krejt ajo që nuk është zhdukur me rastin e shuarjes së shumë koleksioneve dhe të kaluarës. Muzeu është një lloj strehimi për koleksionet e vjetra që njerëzit dhe ngjarjet, me dhunë i kanë ndarë nga mesi i tyre natyror dhe i kanë lënë pas dore – pa ambient përkatës. Për këtë, shërbimet profesionale të muzeut janë angazhuara të sigurojnë ruajtjen, ripertritjen dhe vendosjen sa më të mirë të këtyre veglave teknike dhe t’i mbrojnë ato nga ngjarjet e kohës.
Zakonisht në këtë kohë të “luftës” për ekzistencë, dalin edhe disa vështirësi. Koha moderne, “vizituesit” indiferent dhe jo qëllimmirë, me veprimet e tyre, ndoshta edhe pa qëllim shkaktojnë dëme të pa vlerësueshme të vlerave historike dhe të kaluarës së Hekurudhave të Kosovës.
Përball këtyre fakteve ekzistojnë kërkesat pozitive për edukimin dhe zhvillimin e lëmisë së kulturës në Hekurudhat e Kosovës. Kështu lindi ideja për krijimin – ndërtimin e muzeut të Hekurudhave të Kosovës, në mënyrë logjike, edhe pse mbesin shumë probleme dhe punë të pa kryera. Për këtë, duhet të mendojnë punonjësit e Hekurudhave të Kosovës dhe lexuesit e këtij doracaku për Muzeun e Hekurudhave të Kosovës.
Lidhjet që lindin ndërmjet vëzhguesit dhe koleksionit ekzistues paraqesin vetëm admirimin ndaj shikimit vizual dhe qartësimit të nevojshëm, ashtu që vizituesi këto përvoja t’i konsiderojë të rëndësishme për vete dhe kohën në të cilën po kalojnë Hekurudhat e Kosovës.
Muzeu i Hekurudhave të Kosovës po hyn në mesin e muzeve si motra në vendin tonë për ruajtjen e trashëgimive të çmueshme të së kaluarës dhe detyrimit për përkujdesjen, ruajtjen, mbrojtje dhe begatimin me vlera të reja.
Sa për kurreshtjen e juaj, këtë Muze në mënyrë të organizuar dhe individuale e vizitojnë kryesisht fëmijët parashkollor, të shkollave fillore dhe të mesme, student, përfaqësues të KFOR-it dhe shumë vizitor ndërkombëtar.