Aktivitetet brenda sektorit

Në kuadër të këtij sektori kryhen këto shërbime:

Kontrollimet permanente te Linjave Hekurudhore:

Ndërrimi i shinave me kokë te konsumuar, i traversave, i traversave në ndërruese, ndërrimi i traversave në binar  dhe materialit të imët për binar, si dhe bëhet kontrolli dhe matja e ndërrueseve dhe e shinave;

Rregullimi i gjeometrisë se binarit me makina pllaser;

Mirëmbajtja e objekteve të HK si dhe mirëmbajtja e nxehjes qendrore të lokaleve të HK Ndërtimi dhe mirëmbajtja e binarëve Industrial etj.

PAJISJET DHE MAKINERIA E HK

Në kuadër të sektorit të mirëmbajtjeve të vijave hekurudhore për momentin janë në posedim këto pajisje:

Të gjitha pajisjet  e vogla për punët në binarë (pajisja për prerjet e shinës, shpuarjen e shinave, shpuarjen e traversave, për shtrëngim dhe lirimin e bulonave, për drejtimin e shinave në gjatësi të vogla) ndërsa pajisjet e makinerisë që me to operon shërbimi i mekanizimit ka në posedim këto makina: Plaser SSP-103, 08-16,  07-16, ekskavator T-4300, motor i rëndë Robell Nr. 5417 si dhe 8 motorë të lehtë (drezina) hekurudhore. Të gjitha këto pajisje janë për mirëmbajtjen e vijave hekurudhore