Terminali

TERMINALI HEKURUDHOR I MALLRAVE

Është ndërtuar në atë mënyrë që të mund ti pranoj të gjitha llojet e dërgesave të mallrave konvencionale dhe atyre të kontejnerëve duke i deponuar kontejnerët 20’ dhe 40’ FT (feet) si dhe përgatitjen e tyre për dërgimin e tyre deri te depot e porositësit të mallit. Pesha ngritëse e kranit është 40 ton, lartësia e ngritjes 9m përkatësisht 5 nivele. Hapësira e terminalit është 9000 metra katror. Gjatësia e fushës operative është 400m. dhe gjatësia e rampës se mbuluar 20 metra

Për ruajtjen e frigo kontejnerëve janë siguruar 4 kyçje. Ngarkimi dhe shkarkimi në/nga kontejnerët bëhet në hapësirë të hapur/mbyllur varësisht nga manipulimi të cilin e kërkon malli.

Në terminalin e kontejnerëve kryhen shërbimet: shkarkim –ngarkim i kontejnerëve Vagon-kamion, manipulimi me piruner nga kontejneri si dhe nga të gjitha llojeve te vagonëve ne kamion i te gjitha llojeve te mallrave

Duke pasur parasysh trendin botëror të rritjes së vëllimit të mallrave me kontejnerë, në përputhje me këtë jemi duke punuar në modernizimin e këtij terminali edhe me shërbimet tjera.

SHËRBIMET E TERMINALIT

Ngarkimi dhe   shkarkimi i mallrave konvencionale me paleta dhe pa paleta

9000 m2   vend i asfaltuar dhe i rrethuar po ashtu edhe operime me piruner

Ngarkimi dhe   shkarkimi i kontejnerëve me gjatësi      prej 20 ,   dhe 40, dhe sënduk kontejnerë

Ngarkuesi i   kontejnerëve

Sigurimi i   pandërprerë

Kompania   profesionale private e sigurimit që garanton siguri maksimale

Parking për   automjete dhe restorante

1000 m2   vend parking dhe i siguruar

PËRPARSITË E SHËRBIMEVE TË KONTEJNERVE

Shfrytëzuesit e shërbimeve kanë llogari mjaft të mëdha praktike dhe ekonomike nga transporti i mallrave me kontejner. Kjo në mes tjerash shfaqet përmes:
–  krijimit të depos së përkohshme të gjërave,
–  zvogëlimit  të të dhënave për paketimin e gjërave,
– kursimit në material dhe në fuqi punëtore etj,.

LLOJET DHE DIMENZIONET E KONTEJNERVE

Lloji      

Pesha   maksimale për ngarkesë  (kg)

Gjatësia   (këmbëza)

Gjatësia   (mm)

Gjerësia    (këmbëza)

Gjerësia   (mm)

Lartësia    (këmbëza)

Lartësia 

(mm)

1 AA

30.480

40′

12.192

8′

2.438

9’6”

2.891

1A

30.480

40′

12.192

8′

2.438

8′

2.438

1 B

25.400

30′

9.125

8′

2.438

8′

2.438

1 C

20.320

20′

6.058

8′

2.438

8′

2.438