Në kuadër të këtij sektori momentalisht janë të përfshira 3 shërbime:
a) Shërbimi i Mirëmbajtjes së Linjave Hekurudhore – (duke përfshirë shtresën e ulët dhe atë të lartë) ku në këtë shërbim janë të inkorporuar 5 njësi punuese të cilat janë:
- Njësia PMLH Fushë Kosovës;
- Njësia PMLH Kaçanikut;
- Njësia PMLH Drenasit;
- Njësia PMLH Klinës; dhe
- Njësia PMLH Leposaviqit.
b) Shërbimi i Mekanizimit, dhe
c) Shërbimi i Mirëmbajtjes së Objekteve dhe Nxehjes Qendrore.
Në këtë Sektor gjatë periudhës Janar – Qershor 2012 janë kryer punë me rëndësi të cilat në koordinim me punët në sektorët tjerë kanë bërë që hekurudha të vazhdoj ngritjen e sajë, ndër të tjera janë kryer edhe këto punë: pastrimi i akullit dhe borës nëpër vendkalime, ndërruese dhe tunele; ndezja e nxehjes qendrore si dhe përcjellja e punës së saj gjatë sezonit të dimrit, kontrollimi teknik i ndërrueseve: pastrimi i kanaleve ujë përcjellëse, pastrimi i profilit (prerja e gjembave pranë hekurudhës), gëlqerosja e zyrave , rregullimi i gjeometrisë së binarit me makinën Pllaser, lyerja dhe përpunimi i bulonave në binar, ndërrimi i traversave në binar dhe ndërruese, saldimi aluminotermitë i shinave, riparimi i rrethojës në hapësirën e gjelbëruar, riparimet e makinave pllaser, tharja e barit në hekurudhë etj.