Sherbimet
Terminali i Mallrave në Miradi
Terminali Hekurudhor i Mallrave në Miradi, i menaxhuar nga INFRAKOS, është një pikë e rëndësishme për operimin dhe transferimin e mallrave ndërmjet transportit hekurudhor dhe atij rrugor.
Terminali ndodhet në stacionin hekurudhor Miradi, në kilometrin 251.540 të linjës hekurudhore 10, e cila lidh Kosovën me rrjetin hekurudhor rajonal.
Lokacioni i terminalit është rreth 2 km në jug të stacionit qendror hekurudhor të Fushë Kosovës dhe rreth 10 km nga Prishtina, duke ofruar qasje të përshtatshme për transportin dhe shpërndarjen e mallrave.
Terminali është i lidhur drejtpërdrejt me Linjën Hekurudhore 10, ndërsa përmes rrjetit rrugor ka qasje në Autostradën “Ibrahim Rugova” (R7), e cila lidh Kosovën me Shqipërinë, si dhe në rrugën M9, që lidh Prishtinën me Pejën.
Falë pozitës së tij strategjike dhe lidhjes me infrastrukturën hekurudhore dhe rrugore, Terminali i Mallrave në Miradi ofron kushte të përshtatshme për ngarkimin, shkarkimin, transferimin dhe magazinimin e mallrave.
Asetet dhe kapacitetet e terminalit
Terminali i Mallrave në Miradi disponon me infrastrukturë dhe pajisje të dedikuara për operimin me kontejnerë dhe mallra të ndryshme, duke përfshirë:
- Sipërfaqe operative 5,250 m² e asfaltuar, e përshtatshme për kontejnerë, mallra të ndryshme dhe kamionë për ngarkim e shkarkim.
- Hapësirë parkimi 1,000 m², e siguruar me rrethojë dhe shërbim të sigurimit.
- Kran mobil Kapacitet ngritës deri në 40 tonë, me mundësi vendosjeje të kontejnerëve deri në nivelin e pestë.
- Piruner mekanik Për ngarkimin dhe shkarkimin e paletave, me kapacitet deri në 2 tonë.
- Pirunë të dorës Tre pirunë të dorës për manovrimin dhe lëvizjen e paletave në vagonë dhe kamionë.
- Furnizim elektrik 16 pika të furnizimit me energji elektrike për kontejnerë frigoriferikë.
- Transferimi i derivateve Qendër në bashkëinvestim me “Bis Oil Team”, për shkarkimin e njëkohshëm të katër vagonëve cisternë në autocisternë.
- Depo e mbuluar 120 m² (40 m × 3 m), për ngarkim, shkarkim dhe ruajtje të përkohshme të mallrave.
