Sherbimet
Rrjeti Hekurudhor
Hekurudhat e Kosovës shtrihen në tërë territorin e Republikës së Kosovës me një gjatësi prej rreth 335 km linjë të hapur. Linja e parë hekurudhore në Kosovë është ndërtuar në vitin 1874 në relacionin Hani i Elezit – Mitrovicë;
Më vonë ka vazhduar ndërtimi i linjave tjera, kështu që në vitin 1963 ka përfunduar ndërtimi i tërë rrjetit hekurudhor të Kosovës.
Kjo linjë hekurudhore depërton në dy kufijtë ndërkombëtar nga lindja në perëndim, respektivisht nga Hani i Elezit kufiri me Maqedoninë e Veriut për Leshak kufiri me Serbinë.
