Rreth Nesh
Historiku
Misioni i Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës “INFRAKOS” Sh.A. është të operojë rrjetin hekurudhor të Kosovës, të zhvillojë dhe mirëmbajë vijat hekurudhore për operim, bazuar në standardet e Bashkimit Evropian. Ne dëshirojmë që Infrastrukturën e Hekurudhave të Kosovës “INFRAKOS” Sh.A. ta modernizojmë dhe ta bëjmë më atraktive për shërbimet që ofrojmë, bazuar në standardet e Bashkimit Evropian. Synojmë të jemi prijës në ofrimin e linjave hekurudhore dhe shërbimeve të tjera të infrastrukturës për të gjithë operatorët e transportit hekurudhor, brenda dhe jashtë vendit, në mënyrë të barabartë, transparente dhe jodiskriminuese.
Gjithashtu, synojmë të jemi ofruesi më tërheqës dhe më efikas i rrjetit hekurudhor në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu, synojmë të jemi ofruesi më tërheqës dhe më efikas i rrjetit hekurudhor në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Historia e hekurudhave në Kosovë daton që nga viti 1874, kur filloi ndërtimi i linjës hekurudhore në relacionin Hani i Elezit – Fushë Kosovë – Mitrovicë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin e transportit dhe ekonomisë së vendit. Në vitet në vijim, rrjeti hekurudhor u zgjerua gradualisht: në vitin 1931 drejt Leshakut, në vitin 1934 drejt Prishtinës, në vitin 1936 drejt Pejës, në vitin 1949 drejt Podujevës dhe Livadhit, si dhe në vitin 1963 drejt Prizrenit. Me zgjerimin e rrjetit, hekurudha u shndërrua në një nga shtyllat kryesore të transportit në Kosovë. Rrjeti përfshinte rreth 335 kilometra linjë të hapur hekurudhore, mbi 105 kilometra binarë në stacione dhe më shumë se 103 kilometra linja industriale, duke mundësuar lidhjen e Kosovës me vendet e rajonit.
INFRAKOS synon të ofrojë shërbime të qëndrueshme, të mbështetura në angazhimin dhe udhëheqjen e punonjësve kompetentë, në mirëmbajtjen dhe zhvillimin efikas të infrastrukturës, si dhe në përmbushjen e pritshmërive dhe nevojave të Kosovës. INFRAKOS është krenar për karakterin multietnik të stafit dhe klientelës së tij, si dhe për qasjen e plotë në pronën e ndërmarrjes.
