Sherbimet
Qasje në Binar
Qasja në Infrastrukturën hekurudhore të Republikës së Kosovës është rregulluar me Ligjin për Hekurudhat në Republikën e Kosovës Nr. 04/L – 063 të miratuar më 14.11.2011 dhe të akteve nën ligjore të mbështetura në këtë ligj dhe aktet tjera të BE-së. Ekspozeu mbi Rrjetin i INFRAKOS-it shërben si udhërrëfyes për operatorët hekurudhor të cilët paraqesin aplikimet për ndarjen e kapaciteteve të infrastrukturës.
Kushtet e përgjithshme për qasje
Menaxheri i Infrastrukturës të Hekurudhave të Kosovës ShA, lejon qasjen në infrastrukturën hekurudhore për të gjithë operatorët hekurudhor të cilët kanë licencë dhe certifikatë valide të sigurisë.
-
Është i regjistruar
Në kohën e paraqitjes së aplikimit është i regjistruar për kryerjen e shërbimeve të transportit hekurudhor.
-
Licencë valide
Ka të lëshuar licencën valide për ndërmarrjen hekurudhore të lëshuar nga autoriteti kompetent.
-
Certifikatë e sigurisë
Ka certifikatë të vlefshme të sigurisë të lëshuar nga autoriteti kompetent.
Infrastruktura e menaxhuar nga Infrakos-i
Informatat mbi infrastrukturën hekurudhore janë prezantuar në Ekspozeun e Rrjetit bazuar në dukuritë të cilat kanë qenë të njohura në momentin e hartimit të Ekspozeut të Rrjetit. Të gjitha ndryshimet të cilat paraqiten pas hartimit do të azhurnohen në të ardhmen.
-
Rrjeti Hekurudhor
Gjatësia e përgjithshme e rrjetit 335.079 km.
-
Kufijtë
Infrakos menaxhon rrjetin hekurudhor brenda territorit të Republikës së Kosovës, përfshirë pikat kufitare.
-
Lidhja e rrjetit hekurudhor
Rrjeti i Hekurudhave të Kosovës është i lidhur me dy shtete: Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
Dokumenti kryesor
Qasja në binar
Për informata të detajuara mbi kushtet e qasjes, tarifat dhe kapacitetet, shkarko dokumentin e Qasjes në binar.
