Lajme
INFRAKOS Sh.A. mban Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore të Aksionarëve
INFRAKOS Sh.A. mbajti sot Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore të Aksionarëve, ku përveç përmbushjes së detyrimeve ligjore për shqyrtimin e raporteve të vitit 2025, u diskutuan orientimet strategjike për zhvillimin e mëtejshëm të ndërmarrjes.
Në mbledhje morën pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë (NJPMNP), z. Defrim Pllashniku, U.D. Drejtor i Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike (NJPMNP) dhe znj. Merita Dedinca Uruqi, Zyrtare e Lartë në NJPMNP, anëtarët e Bordit të Drejtorëve, si dhe Kryeshefi Ekzekutiv, z. Bujar Jupaj.
Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti mbeten të përkushtuar për të udhëhequr një etapë të re transformimi. Fokusi kryesor do të jetë në përshpejtimin e projekteve strategjike për modernizimin e infrastrukturës, ngritjen e efikasitetit operativ me transparencë të plotë, si dhe përmirësimin e vazhdueshëm të sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve hekurudhore.
