Lajme
INFRAKOS Sh.A. mbështet studentët në hulumtimin dhe ruajtjen e trashëgimisë hekurudhore
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës, INFRAKOS Sh.A. u krijon mundësi studentëve të nivelit master të Fakultetit të Arkitekturës që të zhvillojnë praktikën profesionale dhe aktivitetet hulumtuese në objektet dhe stacionet hekurudhore me vlera të trashëgimisë arkitekturore dhe kulturore.
Gjatë muajit tetor 2026, studentët realizuan vizitën e parë në terren përgjatë linjës hekurudhore Drenas–Pejë, duke shënuar kështu fillimin e një projekti akademik që do të zhvillohet përgjatë dy semestrave të vitit akademik 2026/2027.
Përmes hulumtimit, dokumentimit dhe analizimit të stacioneve hekurudhore, ky projekt synon të kontribuojë në identifikimin, evidentimin dhe ruajtjen e vlerave të trashëgimisë hekurudhore të Kosovës.
INFRAKOS Sh.A. mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me institucionet akademike, duke u ofruar studentëve mundësi për përvojë praktike dhe hulumtim në terren, si dhe duke mbështetur përpjekjet për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore.
Trashëgimia hekurudhore – histori për t’u dokumentuar, vlera për t’u ruajtur!
