Lajme

Kryeshefi Ekzekutiv i INFRAKOS-it priti përfaqësuesit e JETRO-s dhe të Ambasadës së Japonisë  

Kryeshefi Ekzekutiv i INFRAKOS Sh.A., z. Bujar Jupaj, së bashku me menaxhmentin e ndërmarrjes, priti sot në takim përfaqësuesit e Organizatës Japoneze për Tregti të Jashtme (JETRO) dhe të Ambasadës së Japonisë.

Takimi kishte për qëllim prezantimin e projekteve aktuale dhe planeve zhvillimore të INFRAKOS-it, si dhe shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim me kompanitë japoneze në sektorët e infrastrukturës dhe transportit.

U diskutuan mundësitë e shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të partneriteteve të mundshme, duke pasur parasysh ekspertizën e kompanive japoneze në këta sektorë.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm drejt identifikimit të fushave me interes të përbashkët dhe krijimit të mundësive konkrete për bashkëpunim ndërmjet INFRAKOS-it dhe bizneseve japoneze.

Pas takimit, përfaqësuesit e JETRO-s dhe të Ambasadës së Japonisë, vizituan hapësirat hekurudhore në Stacionin Hekurudhor në Fushë Kosovë, ku u njohën nga afër me infrastrukturën hekurudhore dhe operimin e saj.