Lajme

Zëvendësministri Morina gjatë vizitës në terren në projektet e Infrakos

Dje, Zëvendësministri i Infrastrukturës, z. Zef Morina, zhvilloi një vizitë pune në terren së bashku me ekipin e Ndërmarrjes Infrakos Sh.A., të udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes, z. Bujar Jupaj.
Gjatë vizitës në terren, u diskutua për gjendjen aktuale të infrastrukturës hekurudhore, projektet në zbatim dhe prioritetet zhvillimore të sektorit hekurudhor në Republikën e Kosovës. Vëmendje e veçantë iu kushtua progresit të investimeve strategjike, si dhe dinamikës së realizimit të projekteve në vazhdim.
Zëvendësministri Morina inspektoi punimet në Linjën 10, në segmentin Hani i Elezit-Fushë Kosovë, ku u informua nga afër për ecurinë e punimeve, standardet teknike të zbatimit dhe afatet e planifikuara për përfundimin e tyre.
Po ashtu, u vlerësua angazhimi i të gjithë akterëve të përfshirë në realizimin e projekteve hekurudhore, duke u ritheksuar rëndësia strategjike e modernizimit të infrastrukturës hekurudhore dhe forcimit të lidhjes së saj me korridoret rajonale të transportit.