Sherbimet

Departamenti i Pronës

Departamenti i Pronës menaxhon pronën e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës – Infrakos Sh.A, në tërë territorin e Kosovës  ku shtrihen vijat  hekurudhore, të cilën pronë Infrakosi nuk e shfrytëzon gjatë afarizmit te vet dhe i dedikohet për dhënie me qira për krijimin e të hyrave financiare për zhvillimin ekonomik të kompanisë.
Prona – objektet hekurudhore jepen me qira sipas kërkesave të  klientëve për  ushtrimin e  veprimtarive  ekonomike – bizneseve ku klientët duhet të jen serioz  në krijimin e marrëdhënieve detyrimore dhe të përgjigjen kushteve dhe kritereve për përmbushje të  detyrimeve të përcaktuara në kontratë.

Informata të rëndësishme

Shfrytëzimi i sipërfaqeve të hapura

Në sipërfaqet e hapura mund të lejohet, sipas kërkesës së qiramarrësit, vendosja e objekteve montazh me karakter të përkohshëm, në përputhje me rregulloren përkatëse të INFRAKOS Sh.A., kushtet dhe kriteret e përcaktuara, si dhe legjislacionin në fuqi.
Vendosja e objekteve të tilla është e kushtëzuar me sigurimin e pëlqimeve dhe lejeve të nevojshme nga organet kompetente.

Kufizime ndërtimi

Ndërtimi i objekteve të përhershme afariste me materiale të forta në sipërfaqet e hapura nuk lejohet.

Investimet nga qiramarrësi

Nëse qiramarrësi dëshiron te investoj në adoptimin, meremetimin e objekteve në pikat 1-3 për ushtrimin e veprimtarisë së vet ekonomike , atë mundë ta bëj me mjetet e veta financiare por pa kompensim nga Infrakosi, në bazë të kërkesës së paraqitur me shkrim dhe të aprovuar nga Komisioni përkatës i Infraksoit i cili jep pëlqimin për renovim, por pa e ndryshuar konstruksionin e objektit të mëparshëm ekzistues, si dhe të rrezikimit të tij, e kur është nevoja kërkohet mendimi i inxhinierit të ndërtimtarisë.

Kohëzgjatja e kontratës

Kontrata për dhënien e pronës së Infrakosit me qira jepet për një vit por ka mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër nëse qiramarrësi i përmbush të gjitha detyrimet me kohë dhe nuk paraqet kërkesë me shkrim për ndërprerjen e shfrytëzimit të pronës me qira.

Rastet e shkëputjes së kontratës

Kontrata mundë të shkëputet edhe para kohës në këto raste:

  • Nëse qiramarrësi pronën me qira e shfrytëzon në kundërshtim me kushtet e parapara në kontratë ku me veprimet e tij i shkakton dëm qiradhënësit;
  • Nëse qiramarrësi nuk e bën pagesën në afate prej 30 dite;
  • Nëse qiramarrësi pronën e marruar me qira , apo një pjesë të pronës e jep me qira personit të tretë;
  • Me kërkesë me shkrim nga të dyja palët me njoftim prej dy muajsh paraprakisht;

Mbrojtja e pronës

Departamenti i Pronës kërkon nga të gjitha organet dhe institucionet e të gjitha instancave në Kosovë, që të marrin të gjitha masat e nevojshme në kuadër të Ligjeve të aplikueshme në Kosovë për mbrojtjen e pronës së Infrakosit nga uzurpatorët si dhe nga keqbërësit tjerë të cilët uzurpojnë dëmtojnë pronën ndërtojnë, apo në forma të ndryshme përvetësojnë pronën e infrakosit me të cilën pasurohen në dëm të kompanisë si dhe të vet shtetit, sepse kjo është pasuri e shtetit të Kosovës dhe me të gjitha mjetet duhet mbrojtur.

Dokumentet