Lajme
INFRAKOS dhe EBRD diskutojnë për bashkëpunimin dhe projektet e ardhshme
Kryeshefi Ekzekutiv i INFRAKOS Sh.A., z. Bujar Jupaj, priti sot në takim Shefin e Zyrës Rezidente të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), z. Sergiy Maslichenko.
Gjatë takimit u diskutua për projektet aktuale të INFRAKOS-it, si dhe për mundësitë e realizimit të projekteve të reja.
Z. Maslichenko shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen dhe përkrahjen e INFRAKOS-it.
Takimi konfirmoi rëndësinë e mbështetjes së EBRD-së në zhvillimin e sektorit hekurudhor në Kosovë.
