Lajme
Përfundon sanimi i vendkalimit hekurudhor në hyrje të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”
Ndërmarrja Publike “Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – INFRAKOS” SH.A., në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka përfunduar punimet për sanimin dhe përmirësimin e vendkalimit hekurudhor në hyrje të aeroportit.
Ndërhyrja është realizuar pas evidentimit të dëmtimeve në këtë pjesë të infrastrukturës, me qëllim të përmirësimit të kushteve të qarkullimit dhe rritjes së sigurisë për automjetet dhe pjesëmarrësit në komunikacion.
Pas përfundimit të punimeve, vendkalimi hekurudhor ofron kushte më të sigurta dhe më të përshtatshme për qarkullim në këtë zonë me frekuentim të lartë dhe me rëndësi të veçantë për qasjen në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Punimet hekurudhore janë realizuar nga ekipet e INFRAKOS-it, duke kontribuar në përmirësimin e sigurisë dhe funksionalitetit të infrastrukturës hekurudhore.
INFRAKOS vazhdon angazhimin në mirëmbajtjen e infrastrukturës hekurudhore dhe në realizimin e ndërhyrjeve të nevojshme, me fokus në rritjen e sigurisë dhe ruajtjen e funksionalitetit të saj.
