Lajme
Infrakos Sh.A. dhe Sh.M.P. “Hoxhë Kadri Prishtina” nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi
Kryeshefi Ekzekutiv i Infrakos Sh.A., z. Bujar Jupaj, ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me përfaqësuesit e Shkollës së Mesme Profesionale “Hoxhë Kadri Prishtina” në Fushë Kosovë.
Marrëveshja synon fuqizimin e arsimit profesional dhe krijimin e mundësive për nxënësit e drejtimit Ekonomi–Administratë që të zhvillojnë praktikën profesionale në ndërmarrjen publike Infrakos.
Ky bashkëpunim lidh mësimin teorik me përvojën praktike dhe kontribuon në përgatitjen e nxënësve për tregun e punës.
