Lajme

Forcohet bashkëpunimi rajonal: Kosova nënshkruan marrëveshje për reziliencë klimatike në Helsinki

Javën e kaluar në Helsinki u mbajt takimi i përbashkët i Rrjetit të Drejtorëve të Rrugëve dhe Menaxherëve të Infrastrukturës Hekurudhore të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Transport Community.
Në këtë ngjarje u nënshkrua Aneksi numër dy për Reziliencën Klimatike, që synon forcimin e bashkëpunimit rajonal në menaxhimin e ndikimeve të motit ekstrem në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore.
Në këtë takim mori pjesë edhe Bujar Jupaj, Kryeshef Ekzekutiv i Infrakos SH.A, i cili theksoi rëndësinë e këtij hapi si një moment kyç drejt modernizimit dhe rritjes së qëndrueshmërisë së rrjetit hekurudhor, duke kaluar nga operacionet e izoluara kombëtare në një kornizë të koordinuar rajonale.
Ky bashkëpunim përfshin shkëmbim informacioni në kohë reale, asistencë emergjente ndërmjet vendeve, koordinim të reagimit ndaj fatkeqësive klimatike dhe forcim të kapaciteteve teknike rajonale.
Ngjarja u zhvillua si pjesë e angazhimit të përbashkët për të ndërtuar një sistem transporti më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më të integruar në Ballkanin Perëndimor.
Më shumë detaje në linkun e bashkangjitur: