Lajme

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA MBI QASJEN NË BINAR NDËRMJET INFRAKOS-it DHE TRAINKOS-it

Kryeshefi Ekzekutiv Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës Sh.A ‘‘INFRAKOS’’
Mr.sc. Hysen Nikqi dhe Kryeshefi Ekzekutiv z. Gelor Shala nënshkruan marrëveshjen për
qasje në infrastrukturën e hekurudhave të Kosovës për vitin 2020 – 2021
Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës Sh.A ‘‘INFRAKOS’’ ka filluar të zbatoi programin e
saj për vitin 2021 qe ka si mision të vet ofrimin e shërbimeve për qasje në infrastrukturën e
hekurudhave të Kosovës për të gjithë operatoret e transportit hekurudhor.

Me datë 23.03.2021 të dy kryeshefat ekzekutiv, ai i Infrakos Sh.A z. Hyesn Nikqi dhe kryeshefi
ekzekutiv i Operimit me Trenat Trainkos Sh.A kanë nënshkruar marrëveshjen e qasjes në binar
me qëllim të zbatimit të ekspozeut të rrjetit.
Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës mbetët e përkushtuar të ofroi shërbime profesionale
dhe siguri për të gjithë operatoret transportues hekurudhor.

Kryeshefi Ekzekutiv i Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës z. Hysen Nikqi i shprehi një
falënderim të veçantë z. Gelor Shala për bashkëpunimin duke i dëshiruar qe viti 2021 të jetë vit i
bashkëpunimit për të dyja palët në zbatim të marrëveshjes si dhe në respektim te të gjitha akteve
normative të zbatueshme në veprimtarinë hekurudhore.