Lajme

“INFRAKOS” VAZHDON ME TRADITËN HUMANE TË DHURIMIT TË GJAKUT

Në ambientet e Hekurudhave të Kosovës, me datë 31.03.2021 stafi i Hekurudhave të Kosovës në
krye me KE-në z. Mr.sc. Hysen Nikqi si zakonisht treguan gatishmëri të lartë për të dhuruar gjak.
Nga kjo traditë e krijuar tashmë, për disa nga ta nuk ishte hera e pare që dhuronin vullnetarisht
gjak, por ndryshe nga herat e tjera aksioni nisi nga Kryeshefi Ekzekutiv i Infrakos-it Mr.sc
Hysen Nikqi, sepse qëllimi i dhurimit të gjakut ishte më madhor kryesisht nga persona qe tash
me e kanë kaluar Covid – 19.
Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës SH.A shpreson qe doza e tyre e gjakut pas përpunimit
të shndërrohet në (plazmë), e cila sipas eksperteve shëndetësor mund t’i shpëtoj jetën e dikujt qe
sa po është infektuar me Covid – 19.
Stafi i Infrakos-it u solidarizuan pa hezitim ku sipas tyre dhurimi i gjakut është me e pakta që ata
mund të bëjnë për të shpëtuar jetë sidomos në këtë kohë pandemie e cila po na rrezikon të
gjithëve.
Si çdo herë, përfaqësuesit e Transfuzionit të Gjakut, e mirëpreten këtë gatishmëri për të dhuruar
gjak, kjo për faktin se kërkesat për gjak kanë qenë të shumta duke qenë se njerëzit që e kanë
kaluar Covid-19 nevojitet një sasi e gjakut të tyre për tu shëndërruar në plazmë për shërim për
përsonat tjerë të infektuar me Covid – 19.
Megjithë këtë, profesionistë mjekësorë pohojnë se nga dhurimi i gjakut gjithashtu përfiton edhe
vetë donatori (dhuruesi) sepse dhënia e gjakut ka efekte pozitive në shëndetin e përgjithshëm dhe
atë individual.
Për fund KE z. Hysen Nikqi i falënderoi të gjithë punëmarrësit në Infrastrukturën e Hekurudhave
të Kosovës Sh.A “INFRAKOS” për gatishmerinë vullnetare të dhurimit të gjakut.
Lista e dhuruesve :
1. Hysen Nikçi
2. Venera Beqiri
3. Hysni Beqiri
4. Majlinda Kastrati
5. Naim Beqiri
6. Bujar Asllani
7. Kushtrim Zeka
8. Llulzim Tafilaj
9. Ismail Muji
10. Vlersim Veseli
11. Xhavit Fejza