Kryeshefi Ekzekutiv

Kryeshefi Ekzekutiv

Kryeshefit Ekzekutiv i Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës ShA – INFRAKOS është emëruar nga bordi i drejtorëve z. Naser Krasniqi, të vendimit të datës 13.01.2023 me nr. 2/58 

Detyrat e Kryeshefit Ekzekutiv

Kryeshefi Ekzekutiv (KE) do të ketë autoritetin e lidhjes së kontratave në emër të kompanisë, marrjes së vendimeve, aprovimit të rregulloreve, udhëzimeve dhe urdhrave si dhe të përfaqësojë kompaninë në pajtim me Statutin dhe aktet ligjore duke i nënshkruar ato, duke iu nënshtruar vetëm kufizimeve të përcaktuara nga Bordi i Drejtorëve.

Aktivitetet e biznesit, detyrat dhe menaxhmenti i Kompanisë do të bëhet në pajtim me udhëzimet, mbikëqyrjen dhe përgjegjësitë e KE-së, në pajtim me Statutin dhe aktet ligjore të kompanisë dhe vendimet e Bordit të drejtorëve po ashtu. Të gjitha çështjet lidhur me biznesin e kompanisë që nuk janë përgjegjësi e Mbledhjes së përgjithshme, Bordit të drejtorëve, komisionit të auditimit ose zyrtarit të auditimit të brendshëm, do të vendosen nga apo në pajtueshmëri me udhëzimet dhe përgjegjësitë e KE-së.  

KE do të ketë të drejtën t’i propozojë bordit punësimin apo largimin e këtyre zyrtarëve të kompanisë:

a). Zyrtarit kryesor i financave dhe

b). Sekretarin e kompanisë.

c). Cilin do anëtarë tjetër që Bordi ka të drejtë ta punësojë apo largojë do të jetë vetëm e drejtë e Bordit te drejtorëve.

d). Sipas Ligjit, KE ka të drejtë të punësojë ose largojë nga puna stafin e kompanisë dhe të delegojë ketë të drejtë zyrtarëve tjerë.

KE po ashtu mund të bëjë punët në vijim:

a)    Të këshillojë dhe ndihmojë Bordin e drejtorëve në përcaktimin e politikave të Kompanisë dhe planet e saja strategjike afatgjata;

b)   T’i propozojë Bordit të drejtorëve kandidatët e përshtatshëm për punësim siç janë ZKF dhe sekretarët duke caktuar së paku 2 kandidatë potencial për secilin konkurs/pozitë;

c)    T’i shpërndajë në bazë të përgjegjësive të veta Bordit të drejtorëve draft dokumentet që janë përgjegjësi e Bordit për aprovim.

d)   T’i paraqesë Bordit të drejtorëve sa herë që është e mundur ose së paku një herë në tre muaj raportin e transaksioneve kryesore të bëra nga kompania dhe vendimet kryesore të ndërmarra lidhur me menaxhimin e biznesit dhe aktivitetet e kompanisë.

e)    T’i dorëzojë sipas përgjegjësive të veta Bordit të drejtorëve dokumente, letra dhe njoftime lidhur me të gjitha çështjet e përfshira në agjendën e takimit të tij;

f)     T’i propozojë Bordit të drejtorëve indikatorët adekuat për matjen e performancës së kompanisë dhe t’i ofrojë Bordit në baza të rregullta së paku çdo tre muaj raporte mbi matjen e performancës së kompanisë ndaj këtyre indikatorëve;

g)   Të krijojë dhe shqyrtojë organogramin e kompanisë dhe shpërndajë njoftim mbi hierarkinë e vendim-marrjes në kompani si dhe zinxhirin komandues ndërmjet menaxherëve dhe punëtorëve të kompanisë;

h)   Ta sigurojë komisionin e auditimit me të gjitha informacionet e nevojshme dhe ndihmën e nevojshme po ashtu;

i)     Ta sigurojë zyrtarin për auditim të brendshëm me të gjitha informatat dhe ndihmën e kërkuar nga ky i fundit; dhe

j)     Të merr pjesë në të gjitha mbledhjet e përgjithshme.