Aktiviteti

Infrastruktura – Kujdeset për funksionimin dhe riparimet e përgjithshme në Infrastrukturën e Hekurudhave të Kosovës dhe në menaxhimin e trafikut hekurudhor. Më tepër informata janë në dispozicion në infrastrukturë.

Patundshmëria – Qendra e patundshmërisë jep me qira, mirëmban dhe menaxhon të gjitha patundshmëritë e Hekurudhave të Kosovës. Patundshmëria kryesisht shtrihet në kuadër të stacioneve, por disa pjesë të kësaj patundshmërie janë të lokalizuara në pjesët më të largëta të vijave hekurudhore (depo dhe tokë). Më tepër informata janë në dispozicion në Qendrën e patundshmërisë.

Ndërtimi i Binarëve – Hekurudhat e Kosovës mundësojnë ndërtimin e binarëve industrial privat nga linjat hekurudhore deri te vendi i klientit.