REAGIM PUBLIK

Gjykata komerciale e Kosovës në shërbim të njerëzve të fuqishëm

Ndërmarrja e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës Sh.A ‘‘INFRAKOS’’ nëpërmjet këtij reagimi publik shprehë shqetësimin e saj lidhur me AKTGJYKIMIN me Nr. 05846386 të Gjykatës Komerciale të Kosovës, respektivisht dhomave të shkallës se parë Departamenti i përgjithshëm, i cili Aktgjykim është në kundërshtim me legjislacionin e aplikuar që e rregullojnë çështjen e vendkalimeve në nivel rrugë – hekurudhë.

Kontesti ndërmjet Infrakos Sh.A dhe Birra Peja lidhur me vendkalimin në nivel hekurudhë – rrugë  në kilometrin 80+010 në Pejë ka qenë ilegal dhe i kundërligjshëm gjë që ka rrezikuar qarkullimin e komunikacionit hekurudhor dhe si i tillë është dashur që të rrënohet që moti.

Lidhur me këtë çështje Hekurudhat e Kosovës, Infrakos Sh.A kanë arritur qe nëpërmjet këtij rrënimi të vendkalimit në pajtim me ligjin mbi hekurudhat e Kosovës, rregulloret e brendshme dhe aktet tjera qe kanë të bëjnë me krijimin e distancës dhe rregullave të tjera të përgjithshme teknike të mundësojnë qarkullimin e trenave pa e rrezikuar komunikacionin hekurudhor.

Ndërsa, çuditërisht Gjykata Komerciale e Kosovës dhoma e shkallë se parë në Departamentin e Përgjithshëm me anë të aktgjykimit e aprovon si të bazuar në tërësi kërkesë padinë e Ndërmarrjes Birra Peja. Ky aktgjykim i GJKK ka impakt financiar e cila dëmton rëndë Infrakos-in në këto rrethana të vështira financiare përgjatë operimit të saj, si dhe me këtë verdikt po e krijon një precedan dhe mbi të gjitha shtrohet pyetja si mund të penalizohet një Ndërmarrje Publike vetëm pse respekton Ligjin mbi Hekurudhat dhe aktet e tjera përcjellëse për sigurinë e qarkullimit masiv të komunikacionit hekurudhor?!…

Ky aktgjykim është i kundërligjshëm dhe i pa bazuar, andaj ne si Infrakos si të tillë e kundërshtojmë në tërësi si të pa bazë, pasi që baza ligjore e padisë është në kundërshtim me legjislacionin primar dhe sekondar që rregullon funksionimin, sigurime dhe mirëmbajtjen e linjave hekurudhore.

Pra, nëpërmjet këtij reagimi publik, ne si Infrakos Sh.A kemi për qëllim t’i njoftojmë mediat dhe opinionin e gjerë publik për veprimet skandaloze juridike që rrjedhin nga organet respektive të drejtësisë, siç është Gjykata Komerciale e Kosovës.

Natyrisht, që ne si Infrakos Sh.A do të apelojmë këtë aktgjykim i cili është shqetësues dhe skandaloz me veprimet e saj duke ndërhyrë në punët teknike të institucioneve si dhe duke bërë shkelje flagrante të legjislacionit në fuqi gjë që rrezikon edhe qarkullimin e komunikacionit hekurudhor dhe jetën e qytetareve të Republikës tonë.

 

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovë

Fushë Kosove