PËRFAQESUESIT E INFRAKOS-it RAPORTOJNË PARA KOMISIONIT PARLAMENTAR PËR EKONOMI, INDUSTRI, NDËRMARRËSI DHE TREGTI

Kryesuesja e Bordit të Drejtoreve znj. Edona Nahi se bashku me anëtaret e Bordit të Drejtorëve dhe me Kryeshefin Ekzekutiv z. Naser Krasniqi sot raportuan para Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

 

 

Karakteri i këtij takimi ishte mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Ndërmarrje Publike respektivisht zbatimi i plotësim ndryshimeve në këtë legjislacion.

 

 

 

Në kuadër të këtij takimi përfaqësuesit e Infrakos Sh.A përveç raportimit për zbatim të ligjshmërisë raportuan për të arriturat dhe sfidat e vitit 2023, po ashtu raportuan edhe për gjendjen aktuale si dhe shpalosen planet për projektet zhvillimore për të ardhmen.

Infrakos Sh.A, do të jetë e përkushtuar qe të ofroj shërbime të sigurta dhe cilësore me të gjitha kapacitetet e saj në pajtim të zbatimit të legjislacionit primar dhe sekondar të aplikueshëm në Republikën e Kosovës.