NË BERLIN MBAHET FORUMI I ORGANIZUAR NGA UNIFE DHE KOMUNITETI I TRANSPORTIT

Në forumin e organizuar nga UNIFE dhe Komuniteti i Transportit për Ballkanin Përendimor i mbajtur në Berlin me temën Ballkani Përendimor në Evropë.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Kryeshefi Ekzekutiv i Infrastrukturës se Hekurudhave të Kosovës INFRAKOS SH.A dhe njëherit Kryetar i rrjetit të menaxhereve të Hekurudhave të Ballkanit Perëndimor z. Naser Krasniqi.

Qëllimi i këtij forumi është i një rëndësie të veçantë në përpjekje të integrimit në tregjet e transportit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Kjo përpjekje e lidhjes rajonale do të ndikoi në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm për Ballkanin Përendimor duke përfshi edhe Republikën tonë.

Në këtë forum të pranishëm ishin menaxheret e hekurudhave të Ballkanit Perëndimore edhe z. Mr Enno Wiebe- UNIFE Drejtori gjeneral dhe z. Mr Matej Zakonjsek, Drejtor i Komunitetit të Transportit për Ballkanin Përendimor.

Në këtë takim të përbashkët z. Naser Krasniqi shpalosi perspektivën e Infrakos-it qe ka të bëjë me përgatitjen e ndërmarrjes Infrakos për të harmonizuar projektet e saja të infrastrukturës me rregulloren e rishikuar të TEN-T.

 

Po ashtu paraqiti projektet aktuale kyçe të infrastrukturës dhe sinjalizimit që janë duke u zhvilluar në Kosovë që do të kontribuojë në rrjetin TEN-T, sfidat teknike dhe financiare qe parashikohen nga Infrakos-i në procesin e integrimit dhe sqaroi si mund të trajtohen ato sfida.

 

Kosova do të angazhohet fuqishëm qe të integrohet paralelisht se bashku me vendet e rajonit në sistemin e rrjetit hekurudhor në Evropë