Informata për Infrakos

Hyrje

Në vitin 1874 është ndërtuar linja e parë hekurudhore në Kosovë në relacionin Hani i Elezit – Fushë Kosovë – Mitrovicë. Ishte ky fillimi i shtrirjes së rrjetit hekurudhor nëpër Kosovë, aq sa i rëndësishëm për transportin e udhëtarëve dhe mallrave, po aq i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe lidhjen e Kosovës me vendet e rajonit. Në vitin 1931 vazhdoj ndërtimi i kësaj linje në relacionin Mitrovicë – Leshak – Kufiri me Serbinë, më 1934 ajo Fushë Kosovë – Prishtinë, më 1936 Fushë Kosovë – Pejë, më 1949 Prishtinë – Podujevë – Livadhi dhe më 1963 Klinë – Prizren. Kështu që sot Hekurudhat e Kosovës shtrihen në tërë territorin e Kosovës me një gjatësi prej 335.079 km linjë e hapur hekurudhore, me një gjatësi prej 105,784 km në stacione dhe 103,4 km vija industriale. Hekurudhat e Kosovës përmes Leshakut dhe Podujevës në veri dhe lindje janë të lidhura me Serbinë, ndërsa përmes Hanit të Elezit, në jug me Maqedoninë.

Më shumë