Kryeshefi Ekzekutiv Naser Krasniqi se bashku me kryesuesen e Bordit të Drejtorëve znj. Edona Nahi me datë 20.06.2024 ka pritur në drejtorinë e Infrakos Sh.A përfaqësuesit e bordit të BERZH-it Miglė Tuskienė, përfaqësues për Danimarkë, Lituani, Irlandë dhe Kosovë, Katherine Allen, përfaqësues për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Yasemin Girici, përfaqësues për Turqi, Rumani, Azerbajxhan, Moldavi, Kyrgyz Republic, Algeria, Shigeto Hiki, përfaqësues për Japoni, Rosmarie Schlup, përfaqësues për Zvicër, Ukrainë, Liechtenstein, Turkmeni stan, Serbi, Mal të Zi, Uzbekistan, Andrew Smith, përfaqësues për Kanadë Maroko Jordani dhe Tunizi, Karina Karaivanova, përfaqësues për Poloni, Bullgari dhe Shqipëri, Jan Willem van den Wall Bake, përfaqësues për Holandë Kinë, Mongoli, Maqedoni e Veriut dhe Armeni dhe Alon Messer, përfaqësues për Austri, Izrael, Qipro, Malta, Kazakistan dhe Bosnja e Hercegovina.
Po ashtu të pranishëm në këtë takim ishte Matteo Colangeli, Drejtor për Ballkanin perëndimor dhe z. Oleg Levitin zëvendës drejtor për politika afariste si dhe Sergiy Maslichenko, përfaqësues i zyrës se BERZH-it për Kosovës dhe Arianit Blakaj, Senior Banker, Associate Director. Po ashtu pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe përfaqesues nga Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Kryeshefi Ekzekutiv z. Krasniqi për herë të parë i mirëpriti këtë format shumë të rëndësishëm në drejtorinë e Infrastrukturës se Hekurudhave të Kosovës i cili i bëri një prezantim rreth zhvillimeve të projekteve infrastrukturore në Hekurudhat e Kosovës, respektivisht për linjën e 10-të hekurudhore dhe linjat e tjera në rrjetin hekurudhor, po ashtu z. Krasniqi përveç zhvillimeve paraqiti sfidat dhe planet për të ardhmen në zhvillimet infrastrukturore.
Pas prezantimit z. Krasniqi se bashku me delegacionin vizitoi punishtet për se afërmi në nyjën hekurudhore në Fushë Kosovë.
Përfaqësuesit e BERZH-it u zotuan qe do t’i përkrahin të gjitha projektet infrastrukturore në rrjetin hekurudhor në modernizimin e tyre në mënyrë qe t’i plotësojnë kushtet e interoperbilitetit qe nëpërmjet korridoreve ndërkombëtare të bëhet integrimi në Rrjetin e Përbashkët të Hekurudhave Evropiane.