Vizitë punimeve në linjen 10 Hekurudhore

Kryeshefi i Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës – Infrakos Sh. A. realizoi vizitë në teren me përfaqësues të Ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve dhe për së afërmi panë zhvillimet e punimeve të linjës hekurudhore Hani Elezit – Fushë Kosovë – Mitrovicë në të cilën punët janë në fazën përfundimtare dhe linja po shkon drejt rihapjes së saj për qarkullim të trenave.

 

 

Fotografia 1. Tuneli numër 6.

 

Fotografia 2. Tuneli numër 6.

Përfaqësues të Ministria e Financave Punës dhe Transfereve znj. Dije Rizvanolli zv. Udhëheqëse e Divizionit për bashkëpunim ndërkombëtarë financiar, z. Fatlum Zeka, znj. Ilire Gashi dhe z. Shqiptar Ibra Zyrtar të lartë për bashkëpunim ndërkombëtarë financiar, panë për së afërmi zhvillimet në teren dhe shprehën gatishmërinë, përkushtimin në përkrahje të projekteve hekurudhore të cilat janë shumë me rëndësi për Kosovën.

Fotografia 3. Tuneli numër 7.

 

Pastaj vazhdoi vizita në segmentin hekurudhore Fushë Kosovë – Mitrovicë. Ky segment është demoluar tërësisht dhe ka zhvillime të dukshme të  punimeve të nënshtresës hekurudhore.

 

 

Fotografia 4. Mitrovicë

Fotografia 5. Stacioni Mitrovicë

 

Fotografia 6. Stacioni Mitrovicë