Gjendja momentale e pajisjeve Sinjalo-Siguruese
Pas lufte janë bërë investime në riparim të këtyre stacioneve dhe për momentin janë riparuar dhe lëshuar në funksion 14 stacione me sistemin elektro-releik Energoinvest-ERICSSON. Këto stacione janë në vijën kryesore Hani i Elezit-Leshak (150 km).
Në vijën hekurudhore Hani i Elezit-Leshak janë siguruar 19 vendkalime me sistemin automatik elektro-rele tipi ERICSSON
Dy stacione në Fushë Kosovë ai i Udhëtarëve dhe ai i Mallrave janë riparuar. Sistemi është me stabilimente releike në varshmëri vetëm të sinjaleve tipi mobil “Kirilo Saviq”.
Mbeten të pa siguruara edhe 18 stacione nga të cilat disa parashihen të sigurohen për një të ardhme të shkurtër me sisteme të reja elektronike.
Në kuadër të modernizimit të Hekurudhave të Kosovës në fillim të këtij viti 2008 ka përfunduar instalimi i pajisjeve të sinjalizimit – Numëruesit e Boshteve për kontrollin e segmenteve ndërmjet dy stacioneve.
Këto pajisje janë instaluar në pesë segmente hekurudhore ndërmjet stacioneve në vijën Hani i Elezit-Lipjan.
Karakteristikë e këtyre pajisjeve është se si për mediumin transmetues ndërmjet dy stacioneve përdoren fijet e optikës. Kurse për marrjen e informatave nga senzori përdoret kabllo me fije të bakrit.
Qëllimi i instalimit të këtyre pajisjeve është kompletimi i sistemit të Kontrollit të Trafikut nga një qendër (CTC).
Pas instalimit të kabllove optik, nëpër 13 stacione janë instaluar pajisjet aktive të optikës përmes së cilave kemi vendosur lidhje telefonike ndërmjet stacioneve dhe qendrës në Fushë kosovë. Kabllot optike dhe pajisjet aktive të optikës po përdoren edhe për bartjen e të dhënave-kontrollit dhe komandave nga stacioni në qendrën CTC dhe anasjelltas.