Shërbimet

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës  “INFRAKOS”

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës në Fushë Kosovë e administron tokën si dhe infrastrukturën hekurudhore në tërë territorin e Kosovës në ato vende ku janë stacionet dhe ku shtrihen binarët hekurudhor –vijat hekurudhore.
Qëllimi i Infrastrukturës  së  Hekurudhave të Kosovës është që të japin me qira objektet e hekurudhës të cilat nuk i përdorin për nevojat e veta zyrtare si dhe të japin tokën për shfrytëzim qiramarrësve sipas kërkesave të tyre;

Hekurudhat e Kosovës japin me qira objektet e veta hekurudhore ekzistuese dhe mundësojnë ndërtimin e objekteve me karakter montues.
Objektet Ekzistuese të Hekurudhës:

Objekte të hekurudhës të destinuara për zyre apo lokal afarist,
Objekte të hekurudhës të destinuara për depo të mbyllura,
Objekte të hekurudhës të destinuara për depo te hapura,
Ngastër të hapur- tokë.

Për objekte të hekurudhës nëse qiramarrësi e adapton ose e meremeton, këtë e bënë me mjete të veta (vetanake) me kërkesë me shkrim drejtuar hekurudhës si dhe marrjen e pëlqimit nga sektori kompetent në hekurudhë por pa e ndryshuar konstruksionin e objektit si dhe të mos e rrezikoj objektin në aspektin teknik të ndërtimtarisë ku kërkohet edhe mendimi i inxhinierit të ndërtimtarisë.