Qeveria e Republikës se Kosovës respektivisht dy ministritë e linjave, Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e kanë shtyrë përpara agjendën e Infrakos-it për të arritur një marrëveshje historike për Infrastrukturën e Hekurudhave të Kosovës për të finalizuar dhe nënshkruar marrëveshjen financiare 5 vjeçare, e cila marrëveshje do të siguroj një stabilitetit financiar.
Kjo marrëveshje parasheh zotimin e Qeverisë së Republikës se Kosovës në investimin në infrastrukturën hekurudhorë të Kosovës, rritjen e sigurisë se shërbimit të transportit hekurudhor, avancimin dhe modernizimin, sigurimin e stabilitetit financiar të ndërmarrjes dhe ruajtjen e kontinuitetit të kuadrove profesionale.
Ky financim është kategori ligjore sipas Ligjit mbi Hekurudhat e Kosovës e cila nuk ka arritur qe të jetësohet qe nga viti 2011.