Mbahet takimi i radhës i Menaxherëve të Infrastrukturës të Ballkanit Perëndimor në Ohër të Maqedonisë se Veriut

Me datën 09.05.2022 në Ohër të Maqedonisë së Veriut është mbajtur takimi i Menaxherëve të Infrastrukturës Hekurudhore i Ballkanit Perëndimor, takim ky i udhëhequr nga Sekretariati i Komunitetit të Transportit i cili është krijuar  sipas Traktatit mbi Themelimin e Komunitetit të Transportit për Ballkanin Perëndimor dhe është nënshkruar dhe miratuar nga Komisioni Evropian dhe 6 (gjashtë) vendet e Ballkanit Perëndimor në vitin 2017, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Në këtë takim të rëndësisë së veçantë ka marrë pjesë UD i Kryeshefit Ekzekutiv të                  INFRAKOS-it z. Zymer Zekaj se bashku edhe me zëvendës Kryeshefin Xhevat Ramosaj i cili ka përfaqësuar dhe prezantuar zhvillimet e deritanishme të infrastrukturës hekurudhore të Kosovës, përfshirë këtu objektivat e kompanisë dhe të shtetit të Kosovës, si dhe mundësitë dhe sfidat të cilat i ka INFRAKOS-i për zhvillimet e mëtejme.

Takimi në fjalë ishte si vazhdimësi e Samitit mbi Hekurudhat për Ballkanin Perëndimor i cili është mbajtur më 13.09.2021 dhe me 09.02.2022 me ç’rast ishte nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Menaxherëve të Infrastrukturës të Ballkanit Perëndimor mbi bashkëpunimin i cili nënkupton zbatimin e agjendës së traktatit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Në takimin e Ohrit si vazhdimësi e takimeve të me hershme është diskutuar edhe me tej mundësia e bashkëpunimit ndërmjet Menaxherëve të Infrastrukturës te të gjashtë vendeve siç janë: Shqipëria, Kosova Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi si dhe Serbia.

Përfaqësuesit e hekurudhave të këtyre vendeve diskutuan rreth organizimit dhe zhvillimit të transportit hekurudhor të udhëtarëve dhe mallrave përmes kontrollimit të përbashkët të kalimeve kufitare, harmonizimit të rregulloreve dhe legjislacionit, si dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta në interes të rajonit.

Përfaqësuesit e hekurudhave të këtyre 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor edhe me tej janë të shqetësuar me mungesën e stafit profesional për mirëmbajtjen e infrastrukturës hekurudhore dhe Menaxherët e Infrastrukturës gjë qe i kanë kushtuar rendësi qe sa më shpejt të realizojnë qëndrimin e takimit të Shkupit me datë 09.02.2022 për hapjen e një institucioni të përbashkët të trajnimit dhe shkollimit të kuadrove të nevojshme për infrastrukturën hekurudhore.

Nga ky takim u konfirmua nga Sekretariati i Komunitetit të Transportit se zëvendës kryesuesi i RINM WB u zgjodh Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave të Shqipërisë së Veriut z. Gentian Liko, ndërsa emërimet e ardhshme do të shkojnë sipas rotacionit.