Mbahet Samiti i Hekurudhave për Ballkanin perëndimor

Mbahet Samiti i Hekurudhave për Ballkanin perëndimor

Samiti i  Hekurudhave i mbajtur në Beograd, u pasua me nënshkrimin e memorandumit që ka të bëjë me modernizimin e korridoreve dhe linjave hekurudhore që të mundësohet një transport normal ndërmjet vendeve të Ballkanit.

Vendi jonë,u përfaqësua nga ministri Infrastrukturës z. Liburn Aliu, ndërsa nga Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës pjesëmarrës ishin UD Kryeshefi Ekzekutiv z. Zymer Zekaj dhe zv KE z. Xhevat Ramosaj.

Kryeshefi Ekzekutiv i Infrakos-it z. Zymer Zekaj i cili ishte në përfaqësim të Infrastrukturës se Hekurudhave të Kosovës ka deklaruar për rëndësinë e transportit të udhëtarëve dhe mallrave për rajonin dhe Evropën duke e përfshi edhe rrjetin hekurudhor të Republikës se Kosovës.

I njëjti po ashtu ka prezantuar modernizimin e rrjetit hekurudhor, respektivisht modernizimin e korridorit 10-të i cili e ka përkrahur idenë e paraqitur nga ministri i Infrastrukturës z. Aliu për mundësinë e hapjeve të korridoreve të reja hekurudhore, respektivisht korridorin Prishtinë –Durrës dhe Prishtinë – Podgoricë si rendësi të veçantë për zhvillim rajonal në aspektin ekonomik dhe ekologjik, përveç këtij prezantimi z. Zekaj potencoi edhe mundësinë e modernizimit të linjave hekurudhore ekzistuese si dhe hapjen e linjave të tjera si projekte strategjike për vendin.

Ky Samit është organizuar nga Komuniteti i Transportit, Banka Evropiane e Investimeve (EIB) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Samiti Hekurudhor i Ballkanit Perëndimor mbledhë anëtarë të Komunitetit të Transportit, institucioneve financiare ndërkombëtare, industrisë së transportit dhe universiteteve.

Qëllimi i tij është të avancojë agjendën e politikave rajonale, evropiane dhe globale të transportit, si dhe të sigurojë që ajo të vazhdojë të kontribuojë në një zhvillim më të sigurt, efikas, ndërveprues, të digjitalizuar, të qëndrueshëm dhe të gjelbër të sistemeve të transportit hekurudhor në rajonin e Ballkanin Perëndimor.

Hekurudhat e Kosovës-Infrakos mbesin të përkushtuara në zhvillimin dhe avancimin e rrjetit hekurudhor në Kosovë dhe lidhjen e vendit me shtetet fqinje duke siguruar kështu përveç transportit të udhëtarëve edhe transport të mallrave, me ç‘rast është nënshkruar edhe memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.