Lajmet dhe Ngjarjet
(Shqip) Kryeshefi Ekzekutiv Naser Krasniqi se bashku me kryesuesen e Bordit të Drejtorëve znj. Edona Nahi me datë 20.06.2024 ka pritur në drejtorinë e Infrakos Sh.A përfaqësuesit e bordit të BERZH-it Miglė Tuskienė, përfaqësues për Danimarkë, Lituani, Irlandë dhe Kosovë, Katherine Allen, përfaqësues për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Yasemin Girici, përfaqësues për Turqi, Rumani, Azerbajxhan, Moldavi, Kyrgyz Republic, Algeria, Shigeto Hiki, përfaqësues për Japoni, Rosmarie Schlup, përfaqësues për Zvicër, Ukrainë, Liechtenstein, Turkmeni stan, Serbi, Mal të Zi, Uzbekistan, Andrew Smith, përfaqësues për Kanadë Maroko Jordani dhe Tunizi, Karina Karaivanova, përfaqësues për Poloni, Bullgari dhe Shqipëri, Jan Willem van den Wall Bake, përfaqësues për Holandë Kinë, Mongoli, Maqedoni e Veriut dhe Armeni dhe Alon Messer, përfaqësues për Austri, Izrael, Qipro, Malta, Kazakistan dhe Bosnja e Hercegovina.
(Shqip) Qeveria e Republikës se Kosovës respektivisht dy ministritë e linjave, Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e kanë shtyrë përpara agjendën e Infrakos-it për të arritur një marrëveshje historike për Infrastrukturën e Hekurudhave të Kosovës për të finalizuar dhe nënshkruar marrëveshjen financiare 5 vjeçare, e cila marrëveshje do të siguroj një stabilitetit financiar.
(Shqip) Në këtë fund vit është mbajtur samiti në kryeqytetin spanjoll në Madrid lidhur me mundësitë e investimit në zhvillimin hekurudhor përgjatë rajonit pjesa e Takimit të 4-të të Menaxherëve të Rrjetit të Infrastrukturës Hekurudhore të Ballkanit Perëndimor (RIMN WB) Në kuadër të këtij samiti nga Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës mori pjesë Kryeshefi Ekzekutiv z. Naser Krasniqi për të pasqyruar sfidat kryesore në fushën e hekurudhave të Republikës se Kosovës dhe mundësitë e investimeve kryesore për vitet e ardhshme në mënyrë qe të arritën standardet konform shteteve anëtare të BE-së.
Informata për Infrakos