Lajmet dhe Ngjarjet
Sot me datë 09.01.2025 është inauguruar një projekt shumë i rëndësishëm për sigurinë dhe zhvillimin e hekurudhave në Kosovë.Me rastin e inaugurimit Kryeshefi Ekzekutiv z. Naser Krasniqi theksoi se sot shënojmë inaugurimin e një projekti të rëndësishëm për sigurinë dhe zhvillimin e hekurudhave në Kosovë. Ky projekt, i cili përfshin instalimin e 25 laurave (kjo […]
Në forumin e organizuar nga UNIFE dhe Komuniteti i Transportit për Ballkanin Përendimor i mbajtur në Berlin me temën Ballkani Përendimor në Evropë. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Kryeshefi Ekzekutiv i Infrastrukturës se Hekurudhave të Kosovës INFRAKOS SH.A dhe njëherit Kryetar i rrjetit të menaxhereve të Hekurudhave të Ballkanit Perëndimor z. Naser Krasniqi.
Gjykata komerciale e Kosovës në shërbim të njerëzve të fuqishëm Ndërmarrja e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës Sh.A ‘‘INFRAKOS’’ nëpërmjet këtij reagimi publik shprehë shqetësimin e saj lidhur me AKTGJYKIMIN me Nr. 05846386 të Gjykatës Komerciale të Kosovës, respektivisht dhomave të shkallës se parë Departamenti i përgjithshëm, i cili Aktgjykim është në kundërshtim me legjislacionin e aplikuar që e rregullojnë çështjen e vendkalimeve në nivel rrugë - hekurudhë.
Informata për Infrakos

Hyrje

Në vitin 1874 është ndërtuar linja e parë hekurudhore në Kosovë në relacionin Hani i Elezit – Fushë Kosovë – Mitrovicë. Ishte ky fillimi i shtrirjes së rrjetit hekurudhor nëpër Kosovë, aq sa i rëndësishëm për transportin e udhëtarëve dhe mallrave, po aq i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe lidhjen e Kosovës me vendet e rajonit. Në vitin 1931 vazhdoj ndërtimi i kësaj linje në relacionin Mitrovicë – Leshak – Kufiri me Serbinë, më 1934 ajo Fushë Kosovë – Prishtinë, më 1936 Fushë Kosovë – Pejë, më 1949 Prishtinë – Podujevë – Livadhi dhe më 1963 Klinë – Prizren. Kështu që sot Hekurudhat e Kosovës shtrihen në tërë territorin e Kosovës me një gjatësi prej 335.079 km linjë e hapur hekurudhore, me një gjatësi prej 105,784 km në stacione dhe 103,4 km vija industriale. Hekurudhat e Kosovës përmes Leshakut dhe Podujevës në veri dhe lindje janë të lidhura me Serbinë, ndërsa përmes Hanit të Elezit, në jug me Maqedoninë.

Më shumë