12th TRANSPORT AND COMMUNICATION FORUM

FORUMI I 12I TRANSPORTIT DHE KOMUNIKIMIT

Me ftesë të Ministrisë së Transportit dhe të Infrastrukturës dhe të hekurudhave shtetërore Turke-TCDD, Infrakos respektivisht kryesuesi i BpD z. Berisha dhe anëtari i BpD z. Mehmetaj kanë marrë pjesë në Forumin e 12 Ndërkombëtar të Transportit dhe Komunikimit të mbajtur në Stamboll me date 6-7-8 Tetor 2021.

Në ketë forum kanë marrë pjesë përfaqësues nga niveli i ministrave, menaxherëve te infrastrukturës dhe operatorëve të ndryshëm nga Evropa, Azia dhe Afrika.

 

Hapjën e forumit e bëri Kryeministri i Republikës së Turqisë, si dhe Ministri i Transportit të cilët njëkohësisht ishin edhe nikoqirë të takimit. Në ketë forum ne kishim disa takime me përfaqësues të ndryshëm por vlenë të theksohet takimi bilateral me drejtorin e Bordit dhe njëkohësisht drejtor i përgjithshëm i TCDD me bashkëpunëtorët e tij, ku ne paraqitem gjendjen aktuale dhe planet për te ardhmen si dhe u shfaq gatishmeria e pales turke për te na ndihmuar me ekspertizën e tyre për fushat të cilat do të identifikohen nga Infrakos.

Një takim tjetër me rëndesi ishte edhe takimi në te cilin morën pjesë një numër i përfaqësuesve të shteteve të ndryshme në mesin e tyre të përzgjedhur ishim edhe ne nga Kosova, në ketë takim u diskutua për dixhitalizimin, sigurinë, korridoret hekurudhore dhe mbrojtjën e ambientit, ku edhe ne nga ana jonë paraqitëm gjendjen aktuale dhe planet për te ardhmen për temat e cekura me lartë.

Takimin përmbyllës të Forumit të 12 Ndërkombëtar të Transportit dhe Komunikimit e bëri Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ku edhe mbajti një fjalim rasti për te pranishmit.