Vizita e Ministrit Aliu në Infrakos Sh.A

Në kuadër të punimeve të modernizimit të Hekurudhave të Kosovës, Infrakos-i dhe menaxhmentit kanë mirëpritur ministrin, Liburn Aliu dhe përfaqësuesit e BE-së. Në vizitën e Infrastrukturës se Hekurudhave të Kosovës INFRAKOS SH.A pjesëmarrës ishin Ministri i Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu se bashku me zëvëndësministrin z. Hysen Durmishi si dhe përfaqesue të tjerë si; Dretori i Komuitetit të Transportit të BE-së z. Matej Zaknjsek, Sekretri permanent i komunitetit të transportit z. Albert Kolgeci, Luigi Brusa – Shef i sektorit nga zyra e BE-së në Kosovë, si dhe përfaqesuesit e BERZH-it, Neil Taylor dhe Arianit Blakaj.

Pritjen e kësaj vizite e bëri kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Infrastrukturës se Hekurudhave të Kosovës Sh.A “INFRAKOS” z. Afrim Mehmetaj dhe UD të Kryeshefit Ekzekutiv z. Zymer Zekaj. Zymer Zekaj, kryeshef kezekutiv i Infrakos-it, tha se ky është projekt i linjës hekurudhore 10 që lidh kufirin me Serbinë me Maqedoninë e Veriut duke kaluar nëpër Kosovë. Ai theksoi se ky projekt ka filluar më herët dhe është në përfundimtë fazes se parë, ndërsa gjatësia e linjës se 10-të hekurudhore është rreth 149 km, duke theksuar që ky investim bëhet në 3 faza.

Zekaj, shtoi se faza e parë veç është punuar dhe pritet të përfundohet me 31.12.2022, faza e dytë është nënshkruar kontrata nga Fushë Kosova deri në Mitrovicë dhe pritet në fillimin e muajit të ardhshëm për të vazhduar me fazën tretë nga Mitrovica në Leshak e cila fazë është në përfundim të studimit të fizibilitetit.

Përgjatë kësaj vizite, kryeshefi ekzekutiv z. Zymer Zekaj ka informuar të pranimishmit në lidhje me zhvillimet e punimeve dhe rehabilitimin e infrastrukturës së Hejkurudhave të Kosovës.

Ndërsa, ministri Aliu tha se sot janë duke parë nga afër punimet deri në cilën fazë kanë arritur.  I njëjti theksoi se ky projekt ka të bëjë me rehabilitimin dhe modernizimin e linjave hekurudhore, po ashtu bëri të ditur qe ky projekt për vendin përbën një kalim të rëndësishëm në ndikimin e transportit i cili pojekt është në fazën e përfundimit dhe pritet të vazhdohet me projektin nga Fushë Kosovë në Mitrovicë duke vazhduar kështu me fazën e tretë nga Mitrovica për në Leshak.

Ndërkaq, z. Matej Zaknjsek, Sekretri permanent i komunitetit të transportit ka folur  për rëndësinë e linjës hekurudhore qe përbën ndërlidhjen e linjës 10-të me Maqedoninë dhe BE-në, i cili u zotua qe do ta mbështes modernizimin e kësaj linje me rëndësi të veçantë për Kosovën dhe rajonin.

Luigi Brusa, Shef i sektorit nga zyra e BE-së në Kosovë foli për rëndësinë e këtyre projekteve i cili i vlerësoi këto punime si zhvillime të rëndësishme për vendin dhe rajonin, po ashtu u deklarua qe do t’i mbështës këto projekte zhvillimore.