Vizita e Kryeministrit Hoti dhe Ministrit Abrashi në Infrakos Sh.A

Me 11.01.2021 Ministri i Infrastrukturës z. Arban Abrashi me kabinetin e tij i bëri një vizitë Infrakos-it për tu informuar për se afërmi lidhur me zhvillimet e punimeve në sektorin hekurudhor, respektivisht rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore.

Ministri Abrashi u prit nga Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të  INFRAKOS-it z. Brahim Selimaj dhe nga UD i Kryeshefit Ekzekutiv z. Xhevat Ramosaj se bashku me menaxhmentin e kësaj ndërmarrje.

Në fillim Kryesuesi i Bordi të Drejtorëve z. Selimaj i shprehi mirëseardhje Ministrit Abrashi duke shtuar se për INFRAKOS-in kjo vizitë është shumë e rëndësishme e sidomos kur këtu kemi të bëjmë me një projekt tepër të rëndësishëm për rehabilitimin dhe modernizimin e linjës së 10-të hekurudhore. Pas fjalës hyrëse të kryesuesit të BoD për një prezantim me të detajuar fjalën ia kaloj UD të KE-së z. Xhevat Ramosajt.

UD i Kryeshefit Ekzekutiv Z. Ramosaj i cili mori fjalën e falënderoj Ministrin Abrashi për interesimin e tij të vazhdueshëm për hekurudhën dhe projektet e infrastrukturës hekurudhore. Ai e njoftoj z. Abrashi dhe kabinetin e tij për zhvillimet dhe dinamikën e punës në rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore duke i bërë me dije qe zhvillimet e punimeve janë ndarë në tri faza të këtij projekti, Fushë Kosovë – Hani i Elezit (faza e parë), Fushë Kosovë – Mitrovicë (faza e dytë) dhe Mitrovicë – Leshak (faza e tretë). I njëjti po ashtu bëri me dije qe zhvillimet e këtyre punimeve nuk janë sipas dinamikës se planifikuar pasi qe situata globale e pandemisë e ka ngadalësuar në masë të madhe këtë projekt përgjatë vitit 2020, por qe tani janë shtuar kapacitetet dhe puna në realizimin e segmentit të parë ka marrë një hovë me të vrullshëm. z.Ramosaj bëri të ditur edhe disa prej sfidave qe përballët Infrakos-i dhe kërkoi mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Infrastrukturës si dhe marrjen e kompetencave të plota mbi hekurudhat nga ana e kësaj Ministrie.

Pastaj fjalën e mori Ministri Abrashi i cili u interesua për rrjedhat e këtij projekti i cili u nda i kënaqur me shpjegimet e dhëna pasi që njëri ndër prioritetet  kryesore të tij është rehabilitimit i të gjitha linjave ekzistuese dhe lidhja e hekurudhës me portin e Durrësit.

Më tej Ministri i Infrastrukturës Z. Abrashi informoj të pranishmit se agjenda e tij në këtë vizitë ishte qe të realizohet se bashku me Kryeministrin Hoti i cili bazuar në agjendën e ngjeshur nuk arriti të jetë pjesëmarrës në këtë prezantim por qe pritja do t’i bëhet në punishten e nyjës hekurudhore të stacionit në Fushë Kosovë.

Pritja e kryeministrit Hoti u bë para drejtorisë së Hekurudhave të Kosovës në mënyrë të organizuar nga kryesuesi i BoD z. Selimaj dhe UD i KE-së se bashku menaxhmentin me ç ‘rast KE z. Ramosaj e bëri një prezantim të shkurtër rreth zhvillimeve të punimeve për rehabilitimin dhe modernizimin e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës.

Ndërsa në anën tjetër Kryeministri Hoti shprehu gatishmërinë e tij për mbështetjen e projekteve hekurudhore të cilat janë të rëndësisë së veçantë për zhvillimin e transportit të udhëtarëve dhe atij të mallrave konform standardeve ndërkombëtare për çka është edhe më e rëndësishmja në ruajtjen e ambientit.

Kryeministri Hoti se bashku me Ministrin e Infrastrukturës z. Abrashi, Sekretarin e përhershëm të Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek, Zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Transportit dhe Lëvizjes në Komisionin Evropian, z. Baldwin dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/ Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Tomáš Szunyog, u zotuan qe do ta mbështesin fuqishëm rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, duke e vlerësuar punën e të gjithë akterëve në progresin që është bërë në segmentin e parë, ndërsa me fillimin e punimeve në segmentin e dytë u shpreh i bindur se Kosova ngadalë por sigurt po shndërrohet në një qendër ndërlidhëse jo vetëm për rajonin por edhe më gjerë.

Për fund kryeministri falënderoi stafin e Infrakos-it për përpjekjet e tyre në realizimin e këtij projekti, Bashkimin Evropian, ambasadorin, sepse një pjesë e konsiderueshme mbështeten nga ta, sigurisht BERZH-in për kushte shumë të mira të kredisë për financimin e këtij projekti.