VIZITA E BORDIT TË DREJTORËVE NË PUNISHTEN E STACIOINIT HEKURUDHOR MIRADI

Me datën 30.06.2020 Bordi i Drejtorëve i Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës ShA – INFRAKOS së bashku me zyrtarët e lartë të kompanisë vizituan punishten e stacionit Hekurudhor Miradi në të cilën po vijon rehabilitimi dhe modernizimi i fazës së parë të Linjës së 10-të Hekurudhore (Fushë Kosovë – Hani i Elezit). Në punishte ata u pritën nga përfaqësuesit e kompanisë “Generale Constuzioni Ferroviarie S.p.A” e cila e bënë ekzekutimin e punëve të rehabilitimit të kësaj linje hekurudhore, si dhe nga përfaqësuesit e kompanisë “Hill International NV” e cila e bënë mbikëqyrjen e realizimit të punëve.

Në fjalën përshëndetëse Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve z. Enis Berisha potencoj se kjo linjë hekurudhore është me interes vital për INFRAKOS-in por edhe për Kosovën dhe se ky është projekti më i rëndësishëm i cili po realizohet në Hekurudhat e Kosovës. Ai shprehi shqetësimin e tij dhe të bordit se ky projekt nuk është duke u realizuar sipas dinamikës së paraparë dhe se ka vonesa të mëdha në realizimin e tij, për çka nuk ka justifikim. Ai kërkoj nga punëkryesi por edhe të gjithë akterët tjerë që të bëhet përshpejtimi i punëve ashtu që ky projekt të realizohet në afat të cilin e përcakton kontrata e lidhur ndërmjet INFRAKOS-it dhe GCF-së. Në të njëjtën kohë kërkoj edhe nga kompania mbikëqyrëse që të angazhohet maksimalisht në shtytjen përpara të këtij projekti por gjithnjë duke ruajtur kualitetin dhe cilësinë, ashtu që kjo linjë hekurudhore t’i plotësojë standardet e kërkuara të sigurisë dhe interoperabilitetit.

Më pas fjalën e mori UD i Kryeshefit Ekzekutiv të INFRAKOS-it z. Ramosaj i cili shprehi shqetësimin e tij për vonesat në realizimin e punëve, duke shpjeguar se këtë shqetësim e ka adresuar te të gjitha institucionet përkatëse siç është kompania punëkryese (GCF), kompania mbikëqyrëse (HILL), njësia për Implementimin e Projektit (PIU), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Banka Evropiane për Investime (EIB) dhe ministritë përgjegjëse të Qeverisë së Kosovës. Ai kërkoj nga kompania punëkryese që të hartojë një program të punëve i cili do të përfshijë një aktivitet të shtuar të kryerjes së punëve në shumë drejtime, ashtu që ky projekt të përfundojë në afatin e paraparë (gusht 2021).

Menaxheri i Projektit i GCF-së u arsyetua se vonesat kanë ndodhur për shkak të pandemisë me COVID 19 me ç’rast kompania ka qenë e detyruar që për një kohë të bëjë ndërprerjen e punëve, mirëpo premtoj se ata do të angazhohen maksimalisht për përfundimin me kohë të punëve duke angazhuar ekipe shtesë në këtë drejtim. Ai potencoj kjo kompani po ashtu është shumë e interesuar që punët të kryhen në afatin e caktuar dhe me cilësi të lartë.

Në anën tjetër përfaqësuesi i kompanisë mbikëqyrëse vlerësoj se ka vonesa të pa justifikueshme për çka përmes komunikimeve të shpeshta e ka njoftuar kompaninë punëkryese, duke potencuar po ashtu se HILL po e kryen punën e vet me përpikëri në të gjitha aspektet e mbikëqyrjes përfshirë  këtu edhe sasinë, kualitetin, vëllimin dhe efikasitetin e punëve të realizuara.

Në fund qëndrimi i të gjithëve ishte që të përshpejtohet realizimi i punëve, duke e pasur gjithnjë parasysh sigurinë dhe cilësinë e punëve të realizuara si dhe duke e ngritur në nivelin maksimal bashkëpunimin ndërmjet të gjitha palëve ashtu që ky projekt të kryhet në afatin e paraparë.