Stacioni i trenit “Muze i Dëbimit”

Në një konferencë para medieve në stacionin Hekurudhor të Prishtinës, kryeshefi ekzekutiv z. Agron Thaçi priti kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veselin për të kujtuar 20 vjetorin e dëbimit të  dhunshëm të shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë të cilët janë deportuar me tren po nga ky stacion.

Në shenjë nderimi Hekurudhat e Kosovës-Infrakos sh.a dhe institucionet e shtetit kanë vendosur që objekti i Stacionit të Trenit në Prishtinës do të shndërrohet në “Muze të Dëbimit”.

Kryeshefi Ekzekutiv z. Thaçi, tha se kjo është vendosja institucionale e memories së kujtesës, për një nga ngjarjet e dhimbshme të spastrimit etnik, depërtimit të qytetarëve nga shtëpitë e veta me qëllim të zhbërjes së tyre, është vlerë e historisë tonë më të re.

Duke shtuar se nga kjo ditë hekurudhat e Kosovës do të kenë edhe një aset me vlerë në hapësirat e veta.

Ndërsa, kryetari i kuvendit z.i Veseli tha se do t’i propozojë  Kuvendit të Kosovës që ky stacion i trenit të shëndrrohet në Muze të deportimit, muze i dëbimit të shqiptarëve.

Më tej kryeparlamenatri Veseli ka thënë se, themelimi i këtij muzeu nuk është një veprim hakmarrje por, sipas tij, kriminelët do të përgjigjen për krimet e kryera duke deklaruar se vërteta është se shqiptarët në mënyrë të organizuar janë dëbuar nga Prishtina nga shteti serb. Por askush nuk është mbrojtur, por janë vrarë e masakruar dhe deri më sot nuk ka drejtësi.

Gjatë luftës në Kosovë qindra mijëra qytetarë të Kosovës ishin dëbuar me anë të trenave specialë nga stacioni i Trenit në Prishtinë për në Maqedoni. Shumë prej qytetarëve janë maltretuar, rrahur e vrarë gjatë dëbimit.

Pas themelimit të Muzeut të Dëbimit planifikohet ndërtimi i një stacioni të ri të trenit në Prishtinë.