Shënohet dita e Hekurudhës

Shënohet dita e Hekurudhës

Në ambientet e INFRAKOS-it shënohet dita e Hekurudhës, kjo simbolikë lidhet me rastin e kthimit të punëtorëve të larguar me dhunë nga puna më 24 Gusht të vitit 1999.

Menaxhmenti i Infrakos Sh.A në mbledhjen e rregullt me datë 23.08.2021 ka propozuar qe shënimi i ditës së Infrastrukturës se Hekurudhave të Kosovës të ndërlidhet me datën 24 Gusht të vitit 1999 për faktin se kjo datë rikthej shpresën e punëtorëve kur ata u kthyen në këtë institucion pasi dy e më shumë viteve të dëbuar me dhunë nga puna si rezultat i luftës se fundit në Kosovë.

Në shenjë respekti Menaxhmenti i Infrakos-it ka organizuar sot një koktej rasti si simbolikë për shënimin e parë të kësaj dite.

UD Kryeshefi Ekzekutiv z. Zymer Zekaj, në një fjalë rasti u deklarua para menaxhmentit dhe punëtorëve të Infrakos-it se pas propozimit të menaxhmentit, qe kjo datë të shënohet si ditë zyrtare e Hekurudhave të Kosovës do të paraqitet në Bordin e Drejtorëve në mënyrë qe të zyrtarizohet me anë të një akti juridik nga organi me i lartë i kësaj NP. Ky akt ceremonial simbolik viteve të tjera do të jetë me mysafir si përfaqësuesit e hekurudhave fqinjë, institucionet brenda dhe jashtë Kosovës, shoqëria civile grupet e interesit etj. me tej shtoi z. Zekaj.

Në këtë rast UD KE z. Zekaj paraqiti sfidat dhe të arriturat e Hekurudhave të Kosovës në përgjithësi duke pasqyruar rëndësinë e zhvillimit të Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës si njëri ndër sektoret qe ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në ngritjen e mirëqenies se qytetareve.

Në këtë akt solemn fjalë rasti paten edhe përfaqesuesit e sindikatës se pavarur të Infrakos-it të cilët kërkuan angazhim me të madh në punë në mënyrë qe të krijojnë mirëqenie me të mirë për punëtoret e kësaj Ndërmarrje Publike.

Hekurudhat janë arteriet kryesore që lidhin qytete dhe shtete mes veti dhe konsiderohet si dega më e vjetër e transportit në Botë dhe tejet e domosdoshme në transportin e mallrave dhe të udhëtarëve.

Vija e parë hekurudhore në Kosovë është ndërtuar në vitin 1874 në relacionin Hani i Elezit – Fushë Kosovë – Mitrovicë. Më vonë ka filluar dhe është kryer ndërtimi i rrjetit ekzistues hekurudhor qe shtrihen në tërë territorin e Kosovës me një gjatësi prej 333,451 km.