Përfundon me sukses projekti për Shëndet, Siguri dhe Mbrojtje në Punë

Ka pëfunduar projekti për ngritjen e kapaciteteve të shëndetit e sigurisë në punë në Infrakos i cili projekt është i financuar nga BERZH-i. Ky projekt ka filluar ne korrik 2016 dhe ka perfunduar me 31.10.2017, plotë 17 muaj. Pas shtatë (7) muajve punë dhe trajnim intesive, kampionet janë certifikuar nga konsulentët.

Kryeshefi Ekzekutiv z. Agron Thaçi, ka thënë se jemi të përkushtuar që gjithë punonjësit tanë që varen direkt apo inderkt nga ne në të gjitha aktivitetet që ne menaxhojmë të ruajnë shëndetin dhe te ruajmë sigurinë e tyre në punë. Gjatë kësaj periudhe ne si Infrakos kemi zhvilluar kapacitete në kujdesin shëndetsor, siguri dhe mbrojtje në punë, po ashtu ky projekt ka dhënë efektin e vet në rritje të ndergjegjësimit dhe kulturës së kujdesit shëndetësor, sigurisë dhe mbrojtjes në pune, ka thene Thaçi.

Nga organet e themeluara nga INFRAKOS-i për implementimin e suksesshëm të këtij kanë punuar në vazhdimësi menaxheri i projektit me stafin e Infrakos-it për ngritjen e kapaciteteve në këtë fushë me qëllim qe të zhvillojnë sistemin e menaxhimit të sigurisë.

Ne si Infrakos po zhvillohemi në modernizimin e linjave ekzistuese, andaj me këto rezultate për ngritje të kapaciteteve synojmë qe ta mbajmë sistemin dhe ta bëjmë qe të funksionoj konform standardeve të kërkuara.

Menaxheri i këtij projekti, Refet Çitaku pëmes një prezentimi ka paraqitur identifikimin e gjetjeve dhe rezultatet e këtij projekti. Po ashtu i tërë projekti u kurorzua me vlerësimin e rriskut nga ana e kampioneve gjë që do ta ndihmoj zhvillimin e SMS-it konform stadardeve europiane.

Ai tha që kemi themeluar Fokus Grupin i cili ka qenë i përbërë nga menaxhmenti i lartë me qëllim që të mbikëqyr punën e kampioneve dhe t’i jep zgjidhje gjetjeve të identifikuara të cilat janë përsëritur e cila ndikon në kujdesin shëndetësor dhe mbrojtjes në punë, ka shtuar Çitaku.

Ndërsa Shefki Krasniqi njëri ndër përfaqësuesit e kampioneve të shëndetit dhe sigurisë në punë, ka thënë se roli i kampionëve është që të vlersoj situatën ekzistuese të sigurisë, dhe propozon masat për të eleminuar apo zvogluar rrezikun në punishte.Si kampion të çertifikuar për SH&S në Infrakos, tashmë do  kemi edhe një obligim shtesë që të angazhohemi edhe më shumë në përmirsimin e vazhdueshem të kushteve  në SH&S , dhe këto njohuri të reja ti aplikojm në Infrakos, ka thënë ai.

Në përmbylljen e ceremonisë, kryeshefi ekzekutiv Agron Thaci, ka bërë ndarjen e mirënjohjeve për konsulenët që kontribuan në këtë trajnim.

Ky program-projekt, ka ndikuar fuqishëm për ndërgjegjësimin e Shëndetit e Sigurisë në Punë në tërësi dhe veçanërisht në tri veprimtaritë kryesore të INFRAKOS-it ku ishin të përfshirë

edhe Kampionët e SH&S si: Mirëmbajtja e linjave hekurudhore, komunikacioni, veprimtaria elektroteknike. INFRAKOS-i ka potencial dhe kapacitete të mjaftueshme për ofrimin e një rrjeti hekurudhor të sigurt, atraktiv dhe të hapur për të gjithë operatorët hekurudhor vendorë, rajonal dhe ndërkombëtarë.