“Pasurohet” muzeu i Hekudhave të Kosovës

                                   “Pasurohet” muzeu i Hekudhave të Kosovës

Shoqata “Asociacioni i Stacioneve të Europës” e përbërë nga përfaqësues nga ky asociacion, Muzeu i Hekurdhave të Gjermanisë dhe Muzeu i Hekurdhave të Sllovenisë, dhuruan sot muzeut të Hekurudhave të Kosovës disa artifakte të çmuara në shënjë bashkëpunimi me Hekurudhat e Kosovës.

Në ambientet e Hekurudhave të Kosovës-INFRAKOS Sh.A, Kryeshefi Ekzekutiv z. Agron Thaçi i priti përfaqësuesit “Asociacioni i Stacioneve të Europës”

Përgjatë kësaj vizite z. Thaçi mbajti një prezentim, ku pasqyroj gjendjen për Hekurudhat e Kosovës dhe në veçanti zhvillimet dhe investimet në këtë sektor.

Karakteri i vizitës së kësaj shoqate ishte në veçanti për Muzeun e Hekurudhave të Kosovës dhe me këtë rast dhuruan si shenjë simbolike disa artifakte që edhe me tej e pasuruan muzeun tonë me eksponante të vendeve të rajonit dhe Evropës.

Me rastin e pranim dorëzimit të artifakteve, kryeshefi ekzekutiv, Agron Thaçi, tha se muzeu është pjesë e rëndësishme e institucionit tonë i cili paraqet një pjesë të vlerës dhe të trashëgimisë së vendit tonë, që pa dyshim ne sot jemi krenar për këtë asetë të çmuar të cilin e ruajmë dhe e kultivojmë të gjitha këto eksponatet dhe koleksionet që i përkasin të tashmes dhe të kaluarës se Hekurudhave të Kosovës.

Përfaqësuesja e Asociacionit të stacioneve të Europës, zj. Nata Zivanoviç, dhuroi për muzeun e Hekurudhave të Kosovës, një maketë të një treni i cili simbolizon lidhjen e vendeve dhe kultivimin e paqes ndermjet popujve. Ajo theksoi se ne duhet t’a promovojmë sa më shumë transportin me hekurudhë, si një mjet i jashtezakonshem per lidhjen e popujve dhe nxitjen e bashkëpunimit.

Gerd Nubek, përfaqësues i Bordit të Menaxhimit të Infrastrukturës për çështjet e sigurisë evropiane dhe ndërkombëtare, në emër të Muzeut të Hekurudhave të Gjermanisë dhuroi një artefakt si shenjë simbolike për muzeun e Hekurudhave si dëshmi e bashkepunimit të ndërsjelltë dhe uroj stafin për mirëmbajtjen e eksponateve si vlerë dhe histori e Hekurudhave. Ai, po ashtu për kryeshefin Ekzekutiv përcolli një letër përshendetje me mesazh bashkëpunimi nga Drejtori i Muzeut të Hekurudhave Gjermane.

Ndërsa, Mitja Vaupotič, nga muzeu hekurudhor i Hekurudhave Sllovene, dhuroi një unformë  të Hekurudhave të Sllovenisë e cila ka filluar të përdoret që nga viti 1994, pas krijimit të Republikës së Sllovenisë.

Në përmbylljen e kësaj ceremonie të pranimit të dhuratave kryeshefi ekzekutiv z. Agron Thaçi në shenjë falënderimi dhe bashkëpunimi ju dhuroj nga një kapele të drejtuesit të trenit.

Pavarësisht rrethanave të ndryshme që kanë kaluar Hekurdhat e Kosovës, muzeu i saj vazhdon të pasurohet me artifakte të ndryshme nga jasht por duke u pasuruar edhe me tej, me vegla të tjera që me standarde e kërkuara nuk do të futën më në fuksion dhe të njejtat do të kujdesmi që t’i përfshimë në kuadër të eksponateve të muzeut tonë.

Muzeun e Hekurdhave të Kosovës, e frekuentojnë shumë qytetarë të vendit tonë, të organizuar në grupe, si institucionete parashkollore, shkollat emesme dhe fakultetet, duke mos muguar as qytetarë ndërkombëtarë, entuziastë të fushve të ndryshme nga rajoni si dhe me gjerë si Gjermania, Italia, Franca etj.