Nisin punimet për modernizmin e Hekurudhës së Kosovës

Me një ceremoni rasti kan nisur punimet për Rehabilitimi dhe modernizimim e linjës së 10-të Hekurudhore Prishtinë-Hani i Elezit,  i cili projekt paraqet një nga investimet më të medhaja infrastrukturore.

Kryeshefi ekzekutiv i Infrakos-it, Agron Thaçi, tha se ky është një nga projektet më të rëndësishme, pasi sipas tij me anë të saj parashihet të bëhet linja me gjatësi 150 kilometra që lidh Kosovën me rajonin “Sot, përurojmë fillimin e punimeve të segmentit të parë Hani i Elezit-Fushë Kosovë, në gjatësi prej 65 km.

Punimet janë paraparë të përfundojnë Brenda afatit 2 vjeçar dhe kapin vlerën rreth 78 milion euro. Urojmë që me një bashkëpunim dhe qasje serioze të kompanisë punëkryese Generale Construcione Ferrovia-GCF me bazë në Itali dhe me mbikqyrje nga Hil Internacional t’ia dalim mbanë që ta përfundojmë këtë sëgmënt në afatin e paraparë dhe me cilësi të lartë.” Tha Thaçi.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili foli për rëndësinë e këtij projekti duke shtuar se infrastruktura është parakusht i zhvillimit ekonomik. Për këtë, shefi i ekzekutivit kërkoi linja speciale të hekurudhore për në Shqipëri dhe Mal të Zi. Ai shtoi se Kosova mund të mburret për infrastrukturën rrugore, por pengon në infrastrukturën hekurudhore. Ka qenë një domosdoshmëri rehabilitimi i kësaj linje. Një aspekt që na sfidon është infrastruktura energjetike dhe infrastruktura ujore. Kosova do të duhej të kishte rezerva të ujit, siç ishte rasti i Gjilanit. Sot po niset kthimi i linjës hekurudhore për në Han të Elezit. Ne kemi linje hekurudhore me Serbinë dhe Maqedoninë, por jo me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Është me interes të kemi një linjë Prishtinë-Durrës.

Përfaqësuesi i BE-së, Luigi Brusa, tha se ky projekt i rëndësishëm të lidh vendet e rajonit dhe do të rrisë kapacitetin e mallrave po ashtu tha se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë projektet në Kosovë, por kërkoi Përfaqësuesi i BE-së që të zbatohen dhe masa të tjera paraprake dhe reforma në sfera të ndryshme.

Ndërsa shefi i Zyrës së BERZH-it, Neil Tayler tha më së shumti kanë investuar miliona euro në Kosovë dhe theksoi se janë të kënaqur me këtë projekt.

Kurse, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj tha se modernizimi i hekurudhave është një nga projektet e mëdha infrastrukturore që po bëhen dhe që janë në pritje të realizohen në Kosovë. Lekaj shtoi se rehabilitimi i linjave hekurudhore i kthen qytetarët kah transporti hekurudhor, si një faktor kryesor në zhvillimin ekonomik dhe parakusht për ardhjen e investitorëve të huaj në vend.

Ky projekt paraqet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore me mbështetjen më të madhe që Kosova ka përfituar nga BE-ja. Me këtë projekt parashihet të bëhet linja me gjatësi 150 kilometra kjo është linja kryesore ndërkombëtare që lidh Kosovën me rajonin.