Mbahet takimi i radhës në punëtorinë e inovacionit hekurudhor në Nish të Serbisë

Me datën 08.11.2022 në Nish të Serbisë është mbajtur takimi i Menaxherëve të Infrastrukturës Hekurudhore për Ballkanin Perëndimor me temën “Punëtoria e Inovacionit hekurudhor në Ballkanin Perëndimor 2022, e ardhmja është në rrugën e duhur”

Në këtë takim të rëndësisë së veçantë ka marrë pjesë UD i Kryeshefit Ekzekutiv të  INFRAKOS-it z. Uran Mulaj i cili ka përfaqësuar dhe prezantuar zhvillimet e deritanishme të infrastrukturës hekurudhore të Kosovës, përfshirë këtu objektivat e kompanisë dhe të shtetit të Kosovës, si dhe mundësitë dhe sfidat të cilat i ka INFRAKOS-i për zhvillimet e mëtejme. Ai në këtë punëtori përveç prezantimit të Infrastrukturës se Hekurudhave të Kosovës dha një mesazh duke e theksuar se sa i përket Infrastrukturës se Hekurudhave të Kosovës ne jemi në binar Evropian, po ashtu edhe sa i përket trenave ne do të jemi në kompozicion të trenave evropian dhe do ta ndjekim zhvillimin sipas trendëve evropiane. Me tej z. Mulaj theksoi se ne si Infrakos dhe Kosovë jemi atlet të mirë  dhe jemi në garë me vendet e rajonit, mirëpo në garën e vrapimit në 100m me pengesa, edhe pse jemi një vend i vogël në Ballkan dhe Evropë pengesat për ne janë me të larta se sa pengesat e vendeve të rajonit dhe me gjerë.

Në takimin e Nishit është diskutuar mundësia e bashkëpunimit ndërmjet Menaxherëve të Infrastrukturës të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.