Mbahet Samiti për Infrastrukturë Hekurudhore në Madrid të Spanjës

Në këtë fund vit është mbajtur samiti në kryeqytetin spanjoll në Madrid lidhur me mundësitë e investimit në zhvillimin hekurudhor përgjatë rajonit pjesa e Takimit të 4-të të Menaxherëve të Rrjetit të Infrastrukturës Hekurudhore të Ballkanit Perëndimor (RIMN WB) Në kuadër të këtij samiti nga Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës mori pjesë Kryeshefi Ekzekutiv z. Naser Krasniqi për të pasqyruar sfidat kryesore në fushën e hekurudhave të Republikës se Kosovës dhe mundësitë e investimeve kryesore për vitet e ardhshme në mënyrë qe të arritën standardet konform shteteve anëtare të BE-së.

Naser Krasniqi, Kryeshef i kompanisë Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës Infrakos Sh.A e cilësoi këtë samit si të rëndësisë se veçantë për sistemin hekurudhor rajonal, marrë parasysh qe roli i ndërmarrjeve hekurudhore dhe menaxherëve të infrastrukturës dhe i shtetit të ketë një mbështetje politike në mënyrë qe infrastruktura e hekurudhave të Kosovës të jetë një hap para përmbushjeve të detyrimeve për të arritur standardet e transportit hekurudhor bazuar në direktivat e BE-së.

Në këtë samit paten mundësi pjesëmarrësit e të gjithë mekanizmave hekurudhor qe të bëjnë prezantimet e tyre duke pasqyruar të tashmen dhe të ardhmen për ngritjen e cilësisë dhe sigurisë në sistemin hekurudhor jo vetëm për Kosovën por edhe për gjithë ballaknin përendimor.

Kryeshefi Ekzekutiv z. Krasniqi në këtë takim të rëndësishëm në fjalimin e tij pasqyroi historikun e Hekurudhave të Kosovës Infrakos Sh.A duke përfshi gjatësinë e hekurudhave dhe linjat qe depertojnë në kufijt e shteteve fqinjë duke potencuar që Kosovës duhet t’i kushtohet hapjes së tregut hekurudhor dhe interoperabilitetit me vendet fqinje.

Ndër të tjera KE z. Krasniqi shpalosi progresin dhe sfidat në projektin aktual të modernizimit të linjës së 10-të Hekurudhore e cila është arterja kryesore e importit dhe eksportit qe e lidhtë Kosovën me tregun europian përmes Maqedonisë se Veriut dhe Serbisë, po ashtu shpalosi projektet tjera të paraparan në vitet në vijim i cili potencoi qe i tërë rrjeti hekurudhor në vend do të rehabilitohet dhe modernizohet konform standardeve të BE-së, duke përfshijë ERTMS, digjitalizimin, sinjalizimin, telekomunikimin dhe elektrifikimin. Ndër të tjera KE ceku edhe linjat e reja qe lidhë Kosovën me Shqipërinë, lidhja me aeroportin e Prishtinës, ndërtimi i një stacioni të ri qendror në Prishtinë, ndërtimi i terminalit të portit të thatë si dhe të gjitha stacionet dhe vend-ndaljet e modernizuara dhe të reja do të kenë infrastrukturë adekuate për të përmirësuar multi-modalitetin me mënyrat tjera të transportit. Kryeshefi Krasniqi me tej i njoftoi investitoret qe është paraparë një buxhet i investimeve në rrjetin hekurudhore me vlerë mbi 1,3 miliard Euro. Fondet për këto invesime janë të siguruar nga WBIF, EBRD, EIB dhe Qeveria e Republikës se Kosovës me qenë se modernizimi dhe rehabilitimi i rrjetit hekurudhore të Republikës se Kosovës do të jetë konform standardeve të BE-së, atëherë edhe termat e references (ToR) të projekteve do të jenë konform kërkesave të BE-së qe rrjdhimisht edhe praktikat tenderuese do të jenë konform kërkesave BE-së dhe tenderet do të jenë ndërkombetare.

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës mbetët e përkushtuar qe t’i përkrahë këto nisma në avancimin e sistemit hekurudhor duke ndërtuar strategji konform direktivave ndërkombëtare në mënyrë qe të ofroj shërbime cilësore dhe të sigurta për të gjithë operatoret transportues hekurudhor, qoftë vendor apo ndërkombëtar.