Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Infrakos-Polici e Kosovës

Sot me date 05.07.2019 Infrastruktura e Hekurudhave dhe Policia e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje bashkpunimi.

Duke pasur parasysh detyrat dhe autorizimet që dalin nga Ligji për Policinë e Kosovës si dhe detyrimet e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës në mbrotjen dhe sigurimin e pasurisë së vet nga keqtrajtimet e ekspozuara ileagale, të dy palët nënshkruese të kësaj Marrëveshjeje Mirekuptimi kanë shprehur interesimin e tyre në themelin e skemës së ndërsjellë të bashkëpunimit në fushat e caktuara të igurisë për qëllimet e interest të përbashkët.

Kryeshefi ekzekutiv i Infrakos-it, Agron Thaçi gjatë aktit të nenshkrimit falenderoj Policinë e Kosovës për gatishmërine në mbrotje të pronës dhe pasurisë së Hekurudhave të Kosovës duke shtuar se do të paraqesin kërkesat paraprake në Policinë e Kosovës për mbështetjen në largimin e shfrytëzuesve jo ligjor të pronës së Infrakos-it.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qelaj, shprehu ofrimin e bashkëpunimit me Infrakos-in në hetimin dhe zbulimin e personave të dyshimtë për rastet kur cenohet pasuria e Infrakos-it. Gjithashtu, ofrimin e bashkëpunimit për Infrakos-in në largimin  e personave të cilët e shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme pronën e Infrakos-it pas përfundimit të procesit gjyqësor dhe nxjerjes së aktgjykimit të plotëfuqishëm lidhur me konstatimin e shfrytëzimit të paligjshëm të pronës së INFRAKOS-IT.

Kjo marrëveshje përfshinë mbështetjen nga e PK-së në raste të rrezikimit të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme te Infrakos-it, përkrahjen sipas kërkesave për ofrimin e sigurimit për personelin e Infrakos-it, gjatë largimit të uzurpatorëve dhe kilentëve të cilët nuk i kanë përmbushur detyrimet ndaj kompanisë nga prona e Infrakos-it, përkrahjen për pjesëtarët e PK-se për cdo kërkesë lidhur me shfrytëzimin e Infrastrukturës Hekurudhore për nevojat e PK-se si dhe shkëmbimin e informative me qëllim të parandalimit të krimit dhe ngritjën e sigurisë.