Kopshti “Gëzimi ynë”, i gëzohet vizitës në “Infrakos”, Sh.A

Për fëmijët e kopshtit “Gëzimi ynë”, nga Fushë Kosova, sot nuk ishte një ditë e zakonshme. Ata ndiheshin të entuziazmuar për shëtitjen e vogël që do të bënin në ambientet e “Infrakos” Sh.A, të cilët me vizitën e tyre u njoftuan për se afërmi me shërbimet qe i ofron Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës për operatoret transportues në rrjetin hekurudhor të Infrakos Sh.A

Po ashtu fëmijët vizituan edhe muzeun e Hekurudhave të Kosovës me interes të veçantë për eksponatet e paraqitura në muze si dhe lokomotiva e cila gjendet para drejtorisë së Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës.

IMG_4328

Të shoqëruar nga mësuesit e tyre dhe të mirëpritur nga stafi jonë, fëmijët e këtij kopshti filluan të njoftoheshin rreth shërbimeve dhe operimit të Hekurudhave të Kosovës.

Në përgjithësi, Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës, ka krijuar hapësirë njohje për të gjitha palët e interesuara siç janë institucionet shkollore respektivisht për kopshtet e fëmijëve parashkollor, në mënyrë qe të kenë njohurinë në lidhje me operimin e transportit hekurudhor dhe infrastrukturën hekurudhore në përgjithësi.

Kopshti ”Gëzimi Ynë” është pajisur me broshura e informator të ndryshëm qe kryesisht paraqiten ofrimet e shërbimeve të kompanisë Infrakos Sh.A si dhe paraqiten rreziqet e mundshme në vendkalimet Hekurudhë- rrugë me qëllim të parandalimit të rreziqeve të mundshme në të gjitha kryqëzimet.

IMG_4315

Fëmijët e kopshtit “Gëzimi ynë”, tashmë do ta mbajnë gjatë në kujtesë këtë vizitë të rrallë, dhe për ta kujtuar dhe me tej, ata bënë disa fotografi pranë muzeut të Hekurudhave të Kosovës dhe para kompaninë “ Infrakos” Sh.a, duke u përshëndetur kështu me stafin tonë dhe duke u falënderuar për mikpritjen e stafit të Infrakos Sh.A.

“INFRAKOS-i” është një kompani e cila më përkushtim shumë të madh është duke iu ofruar shërbime operatorëve hekurudhor dhe qytetarëve si dhe në vazhdimësi është duke i përmbushur të gjitha obligimet ligjore, me mundësitë që posedon.