”KE: Agron Thaçi shpreh angazhim në përmismin dhe zhvillimin e rrjetitit hekurdhor”

Nën patronatin e Bankës Europine për Rindërtim dhe Zhvillim-BERZH, të hënën u mbajt samiti për zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perendimor, i njohur si (EBRD WESTERNS BALKAN INVESTMENT SUMMIT) ku u konfirmua mbështetja në investimin e projekteve infrastrukturore, duke përfshirë edhe projektet hekurudhore.

Në cilesinë e panelistit dhe folësit, kryeshefi ekzekutiv i “INFRAKOS-it” Agron Thaci, i njoftoi të pranishmit për angazhimet në përmisimin dhe zhvillimin e rrjetit hekurudhor të Kosovës.

Më këtë rast, Thaci shtoi se lidhja e Kosovës me linja hekurudhore me Shqipërinë dhe Malin e Zi mbetet përkushtimi i shtetit tonë.

Ndërsa lidhja infrastrukturore e Kosovës me vendet e rajonit, ështe domosdoshmëri për zhvillim ekonomik dhe integrim dhe nuk ka alternativë.

Kosova është përfaqësuar edhe nga vet Kryeminstri Ramush Haradinaj, i cili ka prezentuar 40 projekte në vlerë rreth 600 milion eurove, ku kryeministri shprehi se përpjekjet e Kosovës për ta finalizuar infrastrukturën e saj bazike, autostradën , hekurudhën, furnizimin me uje atë me rrymë, janë parakusht për investitor në mënyrë që ata të  investojnë nga rajoni ynë ose më gjerë.

Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti, u zotua për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe EBRD-së, duke shprehur përkrahjen e tij në mbështetjen e projekteve regjionale të këtyre vendeve dhe në projektet për infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe të energjisë.